Reali, gati i kompletuar

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka theksuar se skuadra e tij është gati e kompletuar për sezonin e ri 2012-13.
Gjiganti madrilen rrëmbeu titullin e tij të 32-të në La Liga në edicionin e shkuar dhe Mourinho i ka këshilluar futbollistët e tij të presin rivalitet edhe më të ashpër në sezonin e ri. Por, portugezi i beson skuadrës së tij.
“Jemi duke u përgatitur mirë sepse e dimë se nuk do të jetë lehtë, përkundrazi do të jetë shumë vështirë. Skuadra jonë është gati e kompletuar. Këta janë futbollistë shumë të veçantë, disa prej më të mirëve në botë”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.