E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobasket 2013

Ishte Kroacia që e kualifikoi Spanjën për në çerekfinalet e kampionatit europian të basketbollit për meshkuj.
Skuadra kroate fitoi ndaj Greqisë dhe spanjollët ishin ndër 8 më të mirët ende pa luajtur me Italinë.
Por, ndeshja ndaj Italisë u humb edhe pse Spanja ishte 13 pikë para në periodën e katërt.
Pas kohës shtesë, Italia fitoi 86-81 dhe kampionët e Europës në fuqi duket se do ta kenë shumë të vështirë të mbrojnë titullin.
Kroaci-Greqi ishte një ndeshje tepër e fortë, pasi grekët luanin për mbijetesë. U deshën dy kohë shtesë që të përfundonte ndeshja dhe kroatët fituan 92-88 duke treguar se kanë krijuar një brez shumë të mirë dhe me moshë të re.
Greqia u eleminua.
Në ndeshjen e tretë të djeshme, Finlanda fitoi bindshëm dhe papritmas ndaj Sllovenisë vendase, 92-76.
Çerekfinalet do të luhen nesër dhe pasnesër sipas këtij kalendari.
Nesër do të ndeshen Serbi-Spanjë dhe Slloveni-Francë.
Pasnesër janë Kroaci-Ukrainë dhe Lituani-Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›