FSK-ja ushtron çminimin nga specialistët amerikanë

Ferizaj, 7 gusht - Në fundjavë, pjesëtarët e togës 745 të njësitit për largim te mjeteve plasëse nga Grupi Shumëkombësh i Betejës-Lindje, kanë mbajtur një ushtrim të përbashkët me Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht me njësitin e tyre për largim të mjeteve plasëse në poligonin e ushtrimeve në Ferizaj, bën të ditur Zyra për publik e kampit "Bondsteel".
Si pjesë e skenarit të ushtrimit ishte gjetja e 10 minave kundër këmbësorisë. FSK-ja ishte thirrur që të eliminonte rrezikun e shkaktuar nga këto mina. Eksplozivin që përdor FSK-ja ishte ndryshe nga ai që përdornin ushtarët amerikanë, por teknikat e testimit të qarqeve, vendosjes së eksplozivit dhe gjithë procesi i detonimit ishin të njëjta.
"Përpos detyrave të largimit të mjeteve plasëse, aftësitë bazë të FSK-së përfshijnë
shpëtim-kërkimin, zjarrfikjen dhe operacione të largimit te materialeve të rrezikshme. FSK-ja nuk ushtron vetëm me KFOR-in, së voni ata kanë treguar aftësitë e
tyre edhe në jetë të përditshme", tha Gjeneral Brigade Salvatore Polimeno, zëvendës
shef i shtabit të KFOR-it.
Ky ushtrim u vlerësua si i suksesshëm edhe nga eprorët e FSK-së. “Ne kemi marrë
ushtrime fillestare nga KFOR-i dhe do të vazhdojmë të marrim trajnime më të
avancuara në fusha të ndryshme”, tha gjeneralmajori Kadri Kastrati, drejtor për
operacione pranë Ministrisë së FSK-së.