Zogu afrikan, shqetësim për bletarët mitrovicas

Mitrovicë, 7 gusht – Sëmundjet e bletëve mjaltëdhënëse, varoza ( rriqërat v.j) dhe pesta amerikane kanë qenë teme e diskutimit të bletarëve të Mitrovicës. Ky takim i bletarëve është organizuar nga shoqata “Poleni”, ndërsa që të pranishmëve iu kanë ligjëruar prof. Fadil Kukleci dhe Abedin Rrustemi nga shoqata e bletarëve.
Dëmtimi i bletëve nga rriqrat vjen pasi rriqrat ushqehet ekskluzivisht me gjakun e bletës dhe pas kësaj bletët janë të dënuara të ngordhin, ka thënë Kukleci. Ai ka shtuar se trajtimi i bletëve duhet të bëhet që tash, gjatë muajit gusht, sepse në shtator është vonë. Trajtimi i mirë i sëmundjeve të bletëve bëhet me acid formik, ky preparat kimik është i lejuar nga BE-ja..
Kryetari i shoqatës “Poleni”, Sabri Haziri ka theksuar se nxjerrja e mjaltit në komunën e Mitrovicës pothuaj ka përfunduar, me përjashtim të rajonit të Shalës së Bajgorës.
Në komunën e Mitrovicës janë diku rreth 2 000 shoqëri bletësh dhe për momentin gjendja e tyre është e mirë.
Shumë bletarë kanë paraqitur një dukuri të rrallë, duke shfaqur shqetësimin për një zog mali që po i sulmon bletët në Mitrovicë. Bletarët kanë pohuar se në bazë të fotografisë në internet kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për një zog shtegtar nga Afrika, i cili në Kosovë vjen në muajin maj, ndërsa largohet në shtator.