EULEX-i i ka rënë në gjurmë vjedhjes në Dhomën e Dëshmive

Prishtinë, 7 gusht - Prokuroria Speciale e Kosovës, saktësisht prokurorët e EULEX-it, duket se më në fund kanë gjetur fillin e lëmshit në lidhje me rastin e vjedhjes në dhomën e dëshmive.
Ngjarja e rëndë për reputacionin e Policisë së Kosovës, ku ishte vjedhur drogë e para, ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ndërkohë që deri më tash, hetimet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.
Por më në fund, duket se diçka ka lëvizur në zbardhjen e rastit më të rëndë për policinë e vendit, raporton gazeta Express.
Edhe pse deri më tash në lidhje me këtë rast, vetëm janë marrë në pyetje disa persona dhe janë suspenduar për kohë të shkurtër disa policë, duket se të dyshuarit janë gjetur.
“Në lidhje me këtë rast, ka persona të dyshuar dhe kemi arritur t’i identifikojmë ata”, thotë Kristiina Herodes, një nga zëdhënësit e EULEX-it për Express.
Por ajo nuk jep shumë detaje duke u arsyetuar se meqë hetimet janë shumë komplekse dhe se janë duke vazhduar, atëherë nuk mund të tregojë detajet për të mos dëmtuar hetimet.
“Prokuroria Speciale është duke u marrë me këtë rast dhe hetimet janë duke vazhduar”, thotë zëdhënësja Herodes.
Sipas saj, edhe Policia e Kosovës është duke e kryer një pjesë të punës së vet, ndërkohë që pjesa tjetër e punës është duke u bërë nga EULEX-i.
Në lidhje me këtë rast, zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk duan të japin shumë sqarime, por në të njëjtën kohë shpjegojnë se kanë bashkëpunim shumë të mirë me EULEX-in.
“Por për raste të caktuara dhe procese të hetimeve të caktuara, ka detaje që nuk mund të bëhen publike për opinion”, thotë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës, shpjegojnë se në fillim kanë qenë ata që kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.
“Pas pak kohësh, EULEX-i e ka marrë rastin dhe ata janë duke e hetuar tërësisht çështjen, duke përfshirë prokurorë dhe hetues”, thotë një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës për Express.
Megjithëkëtë, sipas tij, askush nuk e ndalon Policinë e Kosovës që të arrestojë ndonjë person nëse për të gjen fakte të mjaftueshme.
Ky zyrtar shpjegon se tash për tash, interesimi i medieve në drejtim të Policisë së Kosovës, për të kuptuar për hetimet në lidhje me këtë rast, është i gabueshëm.
“Ne nuk kemi asnjë të dhënë sa i përket kësaj dosjeje, përveç hetimeve fillestare”, thotë burimi i gazetës.
Pas vjedhjes në dhomën e dëshmive, Policia kishte suspenduar pesë zyrtarë të saj, prej të cilëve një nënkolonel, dy majorë dhe dy oficerë të sigurimit.
Por të njëjtit, dy javë më vonë, janë kthyer sërish në vendet e tyre të punës pasi në atë kohë ishte thënë se nuk janë gjetur dëshmi të mjaftueshme.
Në dhomën e cila do të duhej të ishte e sigurt, janë vjedhur 47 kilogramë e 627 gramë substanca narkotike të llojit heroinë, 7 bimë kanabis, 3 mijë e 828 euro para të gatshme, 520 rupi indianë, 6.5 milionë lira turke, 5 mijë lejë rumunë, 950 lekë shqiptarë dhe një çantë e zezë sportive.
Tags: gjurmë, Herodes, dëshmive