E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një e treta e serbëve të Kosovës presin luftë!

Bruksel, 7 gusht - Rezultatet e anketës “Gallup Europe”, në të cilën kanë marrë pjesë disa qindra banorë të Kosovës, tregojnë se një e treta e serbëve të Kosovës mendojnë se mosmarrëveshja rreth statusit të Kosovës do të çojë në konflikt të armatosur.

Serbët e Kosovës dhe shqiptarët janë përgjigjur në anketë në pyetjet e lidhura me mundësinë e jetës së përbashkët në Kosovën e pavarur, ndërsa njerëzit nga rajoni janë pyetur nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të ketë ndikim të madh në stabilitetin e Ballkanit Perëndimit, thuhet në njoftimin e “Gallup Europe”.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në anketën e Gallup Balkan Monitor, 93 % e shqiptarëve të Kosovës kanë vlerësuar se kjo është mirë, ndërsa negativisht janë përgjigjur 74 % e serbëve të anketuar. Një vit më vonë, përqindja e serbëve që mendojnë se pavarësia e Kosovës është gjë e keqe është rritur për 6 %, ndërsa numri i shqiptarëve, të cilët mendojnë se ndarja është e mirë, krahasuar me vitin 2008, ka rënë në 75 %, transmeton portali 24sata. 

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, 72 % e shqiptarëve kanë besuar se në Kosovë është e mundur jeta e përbashkët, si dhe 17 % e serbëve. Një vit më vonë, për jetesën e përbashkët janë shprehur 60 % e shqiptarëve dhe 12 % e serbëve. Një e treta e serbëve mendojnë se mosmarrëveshja rreth statusit të Kosovës do të çojë në konflikt të armatosur, ndërsa frika nga lufta ekziston edhe te 5 % e shqiptarëve.

Studimi tregon se në rajon mendimet janë të ndara. Derisa shumica në Shqipëri e Kroaci mendojnë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka pasur ndikim pozitiv në stabilitetin e Ballkanit, në Mal të Zi mendojnë të kundërtën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›