E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi në krizë, 37% e kredive për të paguar pagat dhe detyrimeNga Fitim ZekthiPafuqia e sektorit privat të ekonomisë shqiptare për të blerë lëndë të parë, paguar punonjësit, paguar detyrimet etj, ka arritur pikën më të mprehtë prej shumë vitesh. T

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Biznesi në krizë, 37% e kredive për të paguar pagat dhe detyrimeNga Fitim Zekthi

Pafuqia e sektorit privat të ekonomisë shqiptare për të blerë lëndë të parë, paguar punonjësit, paguar detyrimet etj, ka arritur pikën më të mprehtë prej shumë vitesh. Të dhëna zyrtare tregojnë se sasia e kredive që ka marrë biznesi për likuiditet është rreth 37 për qind e gjithë totalit të kredive që janë dhënë nga bankat gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Duket se aktiviteti i biznesit është shndërruar në një përpjekje të pandalur tashmë për të qëndruar në këmbë përballë efekteve në rritje dhe thellim të krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit është një problem që është shfaqur më herët se një vit më parë por në pjesën e parë të këtij viti ajo është rënduar tej pritshmërive. Në grafikun që tregon sasinë ë kredive për likuiditet ndaj totalit të kredive shihet një kahje e qartë rritëse. Kreditë për investime kanë ardhur duke u rrudhur përballë këtij presioni dhe kjo qartësisht është reflektuar edhe në shumë tregues të tjerë të ekonomisë. Ndonëse ekonomia shqiptare ia ka dalë deri më tani të shfaqet elastike përballë krizës ekonomike botërore duke mos rënë në recesion ajo është ngadalësuar mjaft dhe shitjet, prodhimi, vendet e punës etj janë duke rrëshqitur ngadalë por pa u ndalur. Vështirësitë që i janë krijuar ekonomisë shqiptare më së shumti janë të importuara dhe ato nuk kanë lindur nga brenda. Ndërhyrja e qeverisë shqiptare në çastin kur u shfaqën efektet e krizës ekonomike ka qenë pa ndonjë ndryshim të madh me ndërhyrjet që janë kryer më herët kur këto nuk ishin shfaqur ndonëse duhet thënë se rritja e shpenzimeve publike në shkallë të madhe është një masë që rreket të lehtësojë peshën e krizës. Problemi mund të ishte përballur ndoshta më me rezultat nëse shpenzimet publike do të ishin shpërndarë në zëra që veprojnë më mirë në situata të tilla. Sistemi fiskal në vend është përmirësuar në lidhje me legjislacionin duke e lehtësuar biznesin nga një përqindje e caktuar e barrës fiskale dhe kjo ka qenë një masë që ka ndihmuar në elasticitetin e ekonomisë thonë ekspertë të financave. Banka e Shqipërisë është pa dyshim institucioni më i paqartë në masat e marra për të lehtësuar peshën e krizës. Ajo pasi e rriti tre herë rresht me 0,25 pikë normën e interesit nga viti 2006 në 2008 nga frika për rritje të inflacionit u tregua mjaft e ndrojtur për ta ulur atë kur nevoja për në ekonomi u bë e pazëvendësueshme. Përkundër të gjitha bankave qendrore në botë të cilat i ulën në mënyrë drastike këto norma banka e Shqipërisë vetëm gjashtë muaj pasi kriza u përhap qartë edhe në Shqipëri bëri një ndërhyrje shumë të vogël e cila duket se nuk ka dhënë asnjë efekt. Tashmë kur kriza e likuiditetit në ekonomi është bërë më tepër se shqetësuese ajo po flet për ulje të normës së interesit. Më anë tjetër qeveria është vënë në vështirësi me shpenzimet larta të kryera dhe me mosrealizimin e të ardhurave dhe kjo rrezikon ta çojë më larg peshën e krizës ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›