E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Reklamat e qeverisë me paratë e taksapaguesve

PS akuzoi sot qeverinë se po abuzon me paratë e taksapaguesve për transmetuar reklama ku thur autolëvdata punës së vet, mungojnë spotet e dobishme për qytetarët. Deklarata sot nga sekretari i Grupit PS Musa Ulqini. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se po abuzon me paratë e taksapaguesve për të transmetuar në media spote që japin fakte të pavërteta. Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, sekretari i deputetëve socialist, Musa Ulqini në një prononcim për median në kryesinë e Kuvendit tha se reklamat e spotet qeveritare nuk respektojnë kërkesat e ligjit për mediat elektronike dhe vendimet e Këshillit të Ministrave.

Reklamat dhe spotet qeveritare janë në shembull cinik i keqpërdorimit të parave të taksapaguesve. “Ndërsa shtohen mungesat në shërbime dhe sektorë jetik, qeveria vetëm në 4 muajt e fundit ka shpenzuar disa qindra milion lek nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të prodhuar reklama dhe spote, ku flitet për suksese dhe arritje të munguar pikërisht në këto shërbime dhe sektorë”- tha Ulqini.

Përfaqësuesi socialist vazhdoi më tej duke u shprehur se mungon transparenca për koston e reklamave dhe spoteve qeveritare, një tjetër shkelje e ligjit nga ana e administratës shetërore.

"Ndërsa publiku bombardohet përditë me reklama dhe spote, ku qeveria i thur autolëvdata punës së vet, mungojnë spotet e dobishme për qytetarët. Për shembull edhe sot e kësaj dite nuk ka një program, reklamë apo spot ku qytetarëve tu shpjegohen qartë dhe saktë procedurat për pajisjen e tyre me kartë identiteti"- tha Ulqini.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›