Topi pret Aselborn: Faleminderit Luksemburgut!
Presidenti Bamir Topi i shprehu Zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtem të Luksemburgut, Zhan Aselborn “mirënjohjen ndaj Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit.
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shprehu sot Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn mirënjohjen ndaj Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Kreu i shtetit e priti sot në Pallatin e Brigadave Aselborn dhe delegacionin që e shoqëron në kuadrin e vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Sic ben te ditur zyra per shtyp e Presidentit, kreu i shtetit Topi i cilësoi marrë dhëniet dypalëshe si shumë të mira duke i ilustruar edhe me nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. Në kuadër të shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë Topi ka vënë në pah intensifikimin e tyre sa i përket marrëdhënieve ekonomike.
Pasi bëri një përshkrim të reformave thelbësore të ndërmarra në vend Presidenti Topi shprehu “mirënjohjen ndaj Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, të cilat janë parësitë e sfidat kyçe të politikës së jashtme shqiptare”.
Nga ana e tij, Aselborn, pasi falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen, shprehu admirimin për përparimin e shënuar nga vendi ynë si përsa u përket reformave bazë.
Temë e rëndësishme e bisedës mes të dyve ka qënë edhe situata në rajonin ballkanik. Në këtë aspekt, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm e i Emigracionit të Luksemburgut nënvizoi rolin moderator dhe shumë të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen e paqes, qëndrueshmërisë dhe begatisë.
(d.b/BalkanWeb)