E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: PD e LSI rrëzuan buxhetin për interesa të ngushta

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi akuzoi sot PS dhe LSI-në se duke mos votuar pr/buxhetin e bashkisë dënuan qytetin e Tiranës për interesa të ngushta. 

TIRANE- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi reagoi sot për mos votimin e pr/buxhetit të bashkisë për vitin 2009 nga Këshilli Bashkiask. Në një prononcim për shtyp pranë shkollës ''Petro Nini Luarasi'', Eduar Shalsi akuzoi Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike se duke mos votuar buxhetin e bashkisë për vitin 2009 lanë pa ngrohje shkollat dhe çerdhet.

''Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan kundër me një dorë kundër buxhetit të Bashkisë që ndërmjet të tjerave do të zgjidhte dhe problemin e ngrohjes së kësaj shkolle”- vazhdoi më tej Shalsi.

“Koalicioni i së vjetrës dënoi qytetin e Tiranës për interesa të ngushta të Sali Berishës dhe Ilir Metës”- përfundoi deklaratën e tij nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama

Dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës rrëzoi për të dytën herë radhazi, projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Projektbuxheti u rrëzua nga votat e Këshilltarëve demokratë dhe abstenimin e këshilltarëve të LSI-së, të cilët e konsideruan atë "të pamotivuar, me mangësi dhe jo të denjë për kryeqytetin". Më parë, ky projektbuxhet ishte rrëzuar gjatë votimit në mbledhjen e datës 19 dhjetor 2008.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›