Fier/ E zë gjumi në timon, vdes në aksident polici

Një efektiv i policisë rrugore u përfshi në një aksident mëngjesin e sotëm duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Burimet nga policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ora 05:30 të mëngjesit të sotëm, kur shtetasi Roland Musaraj, 50 vjeç, ka pësuar aksident me makinën e tij Benz me targa TR 9438 A.
Automjeti i drejtuar nga polici rrugor, sipas të dhënave paraprake është përplasur me një kamion me targa TR 5979 B, i cili ishte parkuar në anë të rrugës.
Sipas hetimeve të deritanishme, shkak i aksidentit ka qenë gjendja e përgjumur e efektivit të policisë rrugore i cili drejtonte automjetin që shkaktoi ngjarjen.
Sipas dëshmive të lidhje me ngjarjen, polici rrugor po kthehej në banesë me makinën e tij pas përfundimit të turnit të tretë të punës në policinë rrugore Fier.