PS:Të përfundohen projektet e turizmit

Partia Socialiste ka denoncuar sot mungesën e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza që derdhen në det. Besnik Bare, sekretar për Mjedisin në PS, theksoi se reklama më e mirë për Shqipërinë që mund t'i bënte qeveria Berisha dhe ministri Pango, për të ftuar turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e Durrësit, Vlorës, Sarandës apo Shëngjinit, do ishte informimi se në bregdetin Shqiptar nuk derdhen më ujërat e zeza."Nëse realisht qeveria Berisha do të kishte prioritet turizmin në zonën bregdetare, do të kishte përfunduar para afatit projektet e nisura nga qeveria paraardhëse. Shqipëria është sot i vetmi vend në Mesdhe që ende pas 18 vjetësh të nënshkrimit të Konventës së Barcelonës, në asnjë nga plazhet e saj nuk ka ngritur dot një sistem të trajtimit të ujërave të zeza"-theksoi Bare.Ai theksoi qeveria ka qenë e paaftë për vijuar planet për trajtimin e ujërave të zeza apo për të ndërtuar një vend depozitim të plehrave me standarde bashkëkohore në një nga qytet të Shqipërisë. Sipas Bares ndërtimi i TEC-ve gjigante do të përkeqësojë më tej ajrin dhe ndotjen e Shqipërisë.