E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrirja PD-PDR,Shehu:Pa probleme

Shkrirja e Partisë Demokrate të Reformuar po ecën normalisht dhe nuk ka hasur asnjë vështirësi tek baza. Ky fakt është publikuar nga deputeti Tritan Shehu, sipas të cilit kjo faze po ecën me shpejtësi dhe është një proces që përshëndetet edhe nga Partitë Popullore Europiane. Shehu tha se shkrirja e strukturave do të përfundojë para zgjedhjeve dhe do të shoqërohet me një ceremoni të madhe madiatike.Shkrirja mes Partisë Demokratike dhe Partisë Demokrate të Reformuar ka nisur tashmë prej disa muajsh. Deri në këto momente janë bashkuar pjesa më e madhe e elektoratit dhe pritet që ky proces të përfundojë në mars. Ndërkohë, kryetari i PDR-së Genc Pollo që prej nisjes së kësaj shkrirje ka marrë postine zëvendëskryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›