PS:Topalli pasurohet në kurriz të shqiptarëve
Tiranë, 12 korrik, NOA Pas hetimit të të ardhurave ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, selia rozë ka akuzuar sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli se ka përfituar pasuri të madhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë, në vlerën e 33 milionë lekëve.
Deputetja e PS-së, Shegushe Ligori deklaroi se kryeparlamentarja Topalli, merr sot për sot rrogën më të lartë shtetërore në vend.
Sipas Ligorit, ndërsa vitin e shkuar bizneset dhe qytetarët shqiptarë, hynë një krizë të ndjeshme financiare, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli përfitoi nga financat publike jo pak, por plot 33 milionë lekë.
Duke e akuzuar për përfitim në kurriz të shqiptarëve, deputetja e PS-së, theksoi se pasurimi i zonjës Topalli jo vetëm që është një shuplakë për të gjitha vështirësitë e qytetarëve të thjeshtë, por mënyra në të cilën ajo i përfiton këto fonde të taksapaguesve, është plotësisht abuzive ndaj procedurave të shtetit dhe çdo rregulli moral.
Selia rozë nënvizoi se Topalli përfiton dieta nga Kuvendi i Republikës, të barasvlershme me 11 milionë e 178 mijë lekë ose 11 milionë e dy pensione.
Duke iu referuar deklarimit të të ardhurave dhe pasurive të kryeparlamentares Topalli, deputetja e Partisë Socialiste, tha ndër të tjera se një pjesë e këtyre parave përfitohet, sepse ajo deklaron se jeton në Shkodër, kur çdo qytetar i kryeqytetit e di fare mirë se Kryetarja e Kuvendit banon në mes të ish Bllokut, vetëm disa hapa larg nga selia e Kuvendit. Ne mund të flisnim edhe për pasuritë e tjera të zonjës Topalli, të mënyrës në të cilën kjo zonjë vazhdon të pasurohet duke përdorur postin e saj publik, por po ndalojmë tek mënyra, në të cilën Kryetarja e Kuvendit abuzon e mashtron me financat publike, për të përfituar ca para më tepër, pavarësisht se rroga e saj është ndër më të lartat në këtë vend, edhe pa i llogaritur dietat, evidentoi për mediat Shegushe Ligori.
Selia rozë denoncon se kreyparlamentarja Topalli jo vetëm po pasurohet ndërsa gjithë shqiptarët rëndohen nga kriza, duke përfituar padrejtësisht nga taksat që ata paguajnë. Sipas PS-së, praktika e vjeljes së taksave për ti finalizuar në pasuritë e tyre, tregon se liderët e mazhorancës Berisha, pasurohen me çdo mjet, duke mos pyetur për vështirësitë ekonomike të shqiptarëve.
Rishtas PS, me anë të Ligorit vuri theksin në kulturën e papërgjegjshmërisë në pushtet dhe të pandëshkueshmërisë në praktikë, që karakterizon këtë mazhorancë qeverisëse, si një turp ndaj qytetarëve.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")