LSI: Buxheti plotëson programin qeverisës
Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet nënkryetares Filloreta Kodra, vlerëson koalicionin me Partinë Demokratike. “Koalicioni PD-LSI bëri të mundur që shumë prej synimeve sociale të programit të LSI-së të jenë tashmë pjesë e programit qeverisës. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve tashmë realizohet nga struktura të veçanta institucionale përveç Ministrisë së Punës”, u shpreh Kodra. Duke u ndalur në mbështetjen ndaj grave dhe krijimin e mundësive për punësimin e tyre, nënkryetarja e LSI-së nënvizoi se kjo ka qenë një nga prioritetet e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Tashmë ka filluar puna për hartimin e akteve ligjore për nxitjen e bizneseve të grave dhe punësimin e tyre”, deklaroi ajo, duke shtuar se me përparësi po punohet për të luftuar dhunën në familje. Kodra theksoi se ka filluar puna edhe për rishikimin e ndihmës ekonomike, për ta adresuar më mirë drejt shtresave në nevojë dhe për të rritur efikasitetin e këtij instrumenti kundër varfërisë.
#