PSV 91 bashkohet me PS Koci Objektiv ndertimi i nje koalicioni opozitar

PSV 91 shkrihet me PS, duke u bërë pjesë e kësaj partie. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vetë kreu i PSV91, Petro Koçi, i cili ka deklaruar në "Facebook" shkrirjen e partisë së tij me Partinë Socialiste
“Shkrirja e PSV91 me PS ka si objektiv ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë. U riktheva në krye të PSV91 vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së Berishës”, vlerësoi Koçi.
Sipas tij, votat që do të merrte PSV 91 në zgjedhjet e 23 qershorit do të iknin PS-së ndaj dhe shkrirja vjen pa asnje kusht.
Petro Koci pasi falenderon te gjithe aleatet e majte nder vite ne deklaraten e tij, shkruan se ka qene i ndergjegjshem per misionin afatshkurter te partise qe drejton. Shkrirja e partive te vogla me Partine Socialiste ka qene nje variant qe diskutohej kohet e fundit. Mendohet se shkrirja me PS ka qene pergjgjia, qe Edi Rama i ka dhene kerkesave te aleateve, per t’u perfshire ne listat per deputete te Partise Socialiste. Pritet gjate ketyre oreve edhe vendimi qe do te marre Skender Gjinushi apo Paskal Milo.