Velijaj i jep emrat prokurorisë

Natali Velija, shtetase gjermane, e arrestuar për përfitimin joligjor të 1.4 milion eurove, ka zbuluar disa emra të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që sipas sajë, janë të përfshirë në afren korruptive të mitmarrjes.
Megjithëkëtë, emrat nuk janë bërë publik për opinion.
Avokati mbrojtës i Velijajt, Tom Gashi, , ka thënë se prokurori i ka disa emra të zyrtarëve të lartë të MPB-së, por se, ka urdhëruar të mos publikohen, nga frika se mund të dëmtohet procesi.
”Emrat nuk do të behën publik, ngas kështu k urdhëruar prokurori paraprak, por kjo edhe do të paraqiste vepër penale”, tha Gashi.
Sipas dëshmisë së Natali Velijaj, ajo u ka shpërndarë 5 zyrtarëve të lartë të MPB-së, 1.4 milionë eurot e tenderit të pasaportave biometrike, shumicën prej tyre përmes xhirollogarive, por disa edhe kesh. /Indeksonline/