Nesër nis gjykimi për “Monstër”

Në Gjykatën për krime në Shkup nesër do të fillojë procesi gjyqësor për rastin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të siguruar procesin e gjykimit.
Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në arrati.
Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër tërinj maqedonas dhe një peshkatar. Pas kësaj vrasje, MPB më 1 maj ndërmori operacionin “Monstra”, ku arrestoi dhjetëra veta, të gjithë shqiptarë, përfshirë gra dhe të moshuara, duke i akuzuar për kryerjen e vrasjes dhe përfshirjen në të, raporton INA.
Partitë politike shqiptare BDI dhe PDSH javëve të fundit kanë shtuar kritika dhe akuza midis tyre lidhur me rastin “Monstra”. Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu ka shfaqur interesim të lartë për të ndjekur procesin gjyqësor, duke apeluar për transparencë dhe drejtësi.
Nga familjarët theksojnë se kanë kërkuar mbështetje për të vërtetuar se grupi i gjashtë të dyshuarve është i pafajshëm dhe ndërkohë të ndriçohet dhe të zbardhen autorët e vërtetë të vrasjes. /Indeksonline/