E Diel, 1 Nëntor 2026

PTK, një milion euro për katër televizione

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 12:46

APP-ja pati vendosur që PTK-ja këtë vit reklamat e saj për televizione ti qes në tender të hapur, por ishte vendimi i OSHP-së që e ktheu këtë konstatim krejt mbrapsht dhe ia lejoi korporatës më profitabile në vend që të nënshkruaj kontratë në tenderin “Blerja e Hapësirave Mediale për TV” me numër të prokurimit: PTK 11 081 115, që i garanton Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Koha Vizionit (KTV), Radiotelevizionit 21 (RTV 21) dhe Klan Kosovës se do të marrin reklama gjatë tërë vitit.

Për më shumë, katër televizionet do të përfitojnë 100% më shumë para nga PTK-ja, pasi që kontrata e re, edhe pse nuk është bërë publike, sipas vendimit të datës 18 mars të këtij viti të OSHP-së, PTK-ja pret të shpenzoi më shumë se 980 mijë euro, ani pse në vitin 2010 për po këtë punë kishte shpenzuar 419 mijë euro.

Çuditërisht, në vendimin e kësaj date, ishte vetë OSHP-ja që ja pati refuzuar kërkesën PTK-së që të vazhdoi kontratën, që nuk do të publikohet, me katër televizionet, RTK, KTV, RTV 21 dhe Klan Kosova, me arsyetimin se PTK kishte ndryshuar, duke e dyfishuar vlerën e parave që do të shpenzonte për reklamim në televizion,

Si edhe në vitin 2011, edh enë vitin 2010 Agjencia e Prokurimit Publik (APP) kishte qenë kundër që PTK-ja të nënshkruaj kontratë, që nuk do të bëhej publike, me 4 televizionet, por edhe atëherë i pati dalë në “rrugë” OSHP-ja duke vendosur kundër këtij agjencioni, e në favor të PTK-së.

Tash, kur PTK-ja veç e morri bekimin e OSHP-së që të blejë hapësirën mediale të katër televizioneve të Kosovës, OSHP-ja thotë se vendimi i APP-së, që ishte kundër, nuk është i bazuar, por nuk përmend citate nga ky vendim, si fakt, pos që përmenden pretendimet e PTK-së se ky tender është specifik.

Megjithatë, PTK-së edhe pse iu lejua që të zhvilloi tender një burimor me katër televizionet, OSHP-ja i ka tërhequr vërejtje PTK-së që të jetë aktive në caktimin e kushteve të kontratës me mediat në fjalë e të vlerësojë me kujdes cilësinë e shërbimeve që ka blerë, në këtë rast hapësirës publicitare.

Mbi të gjitha, i ishte kërkuar që të ketë kujdes që çmimi që do të paguajë nëpërmjet këtij tenderi njëburimor të mos jetë më i lartë se ai që mund të gjendet normalisht në tregun medial.

Përfundimisht, PTK-ja edhe këtë vit do të ketë kontratë, të cilën mund ta mbaj sekret, për të reklamuar në , RTK, KTV, RTV 21 dhe Klan Kosova. PTK-ja në vitin 2010 kishte shpenzuar për këtë kontratë 419 mijë euro, kurse tash vlera e kontratës nuk dihet, pro ajo do të jetë më e madhe se sa 980 mije euro,

Kjo i bije që PTK-ja këtë vit, edhe pse është këshilluar që të ul shpenzimet, i ka rritur ato për më shumë se 100% për të reklamuar vetëm në 4 televizionet e lartpërmendura. (ekonomisti)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›