E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.coli është përhapur nga fara e perimeve?

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 13:02

Zyrtarët gjermanë tani thonë se fara të perimeve që janë rritur në Gjermani dyshohet se janë shkaktarët e përhapjes së bakterit E.coli në tërë Evropën.

Përhapja e këtij bakteri deri më tash ka marrë jetën e 22 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Ministri i Bujqësisë në Saksoninë e Poshtme, Gert Lindenman, ka thënë se testet e para kanë zbuluar që farat e fasules dhe farë të tjera nga një fermë organike në rajonin e Ylcenit, në mes të qyteteve të Hamburgut dhe Hanoverit, mund të jetë vendi i origjinës së infektimeve me E.coli.

Farat e dyshuara raportohet se janë dërguar në restorante në disa qytete të Gjermanisë.

Zyrtarët gjermanë mendojnë që përhapja e bakterit mund të jetë e lidhur dhe me fermat në Spanjë.

Autoritetet evropiane të shëndetësisë njoftuan për tre viktima të tjera në Gjermani. Përveç një gruaje e cila vdiq në Suedi pas një vizite në Gjermani, të gjitha vdekjet e tjera kanë ndodhur brenda kufijve të Gjermanisë.

Dhjetë vende të tjera dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për 90 persona të infektuar, shumica e tyre janë kthyer kohët e fundit nga Gjermania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›