Pa Gatuzon, mbrojtja e Milanit e zbuluar
Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti i ka keshilluar lojtaret, para perballjes me Udinezen, ne "San Siro", te shtunen ne mbremje. Mbrojtja e Milanit ishte e varfer dhe kjo u pa qarte ne ndeshjen e fundit, kur i mundi 4-2 Juventusi. Barazimi i fundit, ne kupen UEFA, 2-2. me Volsburg, i siguroi vendin e pare kuqezinjve, ne krye te Grupit. Anceloti tha se Milani do te bej te gjitha perpjekjet per te fituar kete sezon titullin, pavaresisht diferences aktuale te pikeve me Interin. "Ne nuk jemi solid," - theksoi trajneri. - "Aktualisht, mbrojtja eshte e zbuluar. Ne kete moment ka pak kompaktesi dhe solidaritet. Ceshtja nuk eshte te individi, por mbi ekipin. Ngritja do te jete konstante, nuk presim qe te vije ne kete momente."