E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjodor Xhafa: Jam ne kontrate me Elbasanin

Lojtaret e Elbasanit jane ne kontrate dhe per te gjithe ata qe jane te pakenaqur, do te jete i veshtire largimi, per shkak te kontratave 1-vjecare qe kane me klubin. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, eshte shprehur se synon qe ne muajin janar te forcoje ekipin me disa lojtare te tjere, por nuk do te lejoje, qe ata qe kane aktualisht, me ndonje perjashtim te largohen neper ekipe te tjera. I pyetur per "Koha Jone", sulmuesi i Elbasanit, Fjodor Xhafa konfirmon se nuk mund te largohet, sepse ka nje kontrate, e cila e mban te lidhur me Elbasanin, deri ne fund te sezonit. "Jam ne kontrate me ekipin deri ne fund te kampionatit dhe nuk mund te leviz, edhe ne rast se do te deshiroja," - shprehet Xhafa. "Shpresoj te arrij objektivin me ekipin, i cili varet pas janarit, sepse kontingjenti i skuadrave mund te ndryshoje. Ne varesi te ndryshime, edhe objektivat jane te paqarte," - theksoi ish-sulmuesi i Tiranes dhe i Dinamos, gjate sezoneve te fundit. Ne kampin elbasanas jane disa lojtare te pakenaqur, te cilet kerkojne largimin ne muajin janar. Gjithsesi, e sigurt eshte se do te kete ndryshime, ne te gjithaq ekipet e Superiores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›