E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superioret, "gjueti" me te deshperuarit

Tirana, Dinamo dhe Vllaznia, jane duke "peshkuar" nje pjese te lojtareve te ekipit tone kombetar, per te bere "boom" ne pjesen e dyte te gares. Mesohet se kryedonatori i Tiranes, Refik Halili interesohet per nje mesfushor te kombetares, i cili ka shprehur pakenaqesi te ekipi i tij. Synohet ne merkaton e muajit janar. Emri i lojtarit nuk behet publik, per shkak se palet jane ne rangun e bisedimeve. Jane disa lojtare te kombetares, te cilet nuk kane gjetur atmosferen e nevojshme tek ekipet e tyre, dhe per kete arsye, ne rast se nuk do te arrijne te gjejne skuader tjeter, ata do te kene shanse te rikthehen ne kampionatit shqiptar. Ekipet pretendente te Superiores, per te plotesuar boshlleqet e krijuara ne pjesen e pare te ketij sezoni, kane dite qe mendojne per te realizuar perforcimet e nevojshme. Keshtu, gjate pushimeve te Vitit te Ri, do te jete edhe koha dhe momenti i mjaftueshem per te biseduar me secilin prej, tyre, ne prag te merkatos se dimrit. Me pare, eshte rikthyer Beqiri te ish-ekipi i tij, Vllaznia, Duro para tre sezoneve te Tirana, apo edhe Salihi perfundoi nje eksperience pa sukses ne Greqi dhe iu bashkua serish Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›