Partizani me moral, Apolonia e uritur
Partizani do te luaje kete te shtune, ne Fier, me qellim qe te shpetoje nje here e mire nga zona e ftohte, por edhe Apolonia synon te largohet dhe ndeshja pritet me interes nga te dy palet. Apolonia nuk po arrin rezultate e duhura, edhe pas ardhjes se trajnerit te ri, Esat Karishek. Partizani ne kete perballje do te kete moralin disi me te larte, per shkak se fitoi ne kupe, 5-0, ndaj Fierit, ndersa Apolonia eshte eliminuar nga Shkumbini. Ekipet nuk do te kene mungesa ne kete ndeshje. I vetmi problem per te kuqte e Shpetim Duros pervec vendit te fundit eshte edhe demtimi i mesfushorit, Elsi Bakaj, ne ndeshjen e kupes.