E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa drita, bllokojnë autostradën

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës nga banorët në Sukth

Rreth 200 persona pengojnë makinat në shenjë proteste ndaj CEZ. I shpërndan policia.

Sukth, për 15 minuta asnjë lëvizje në rrugën Tiranë-Durrës.

Përshkallëzohet protesta e banorëve të fshatrave të komunës Manëz. Pasi tentuan të hynin me forcë në nënstacionin elektrik në Manëz, dje rreth 200 persona kanë bllokuar për disa minuta autostradën Durrës-Tiranë në të dy krahët, duke krijuar radhë të gjata te mjetet që lëviznin në këtë aks, më i rëndësishmi në vend.
Shkak për revoltimin e banorëve mësohet të jetë bërë prerja kolektive e energjisë elektrike nga ana e kompanisë CEZ Shpërndarje.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›