Aksident në aksin Kakavijë-Janinë, vdes 50-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë orëve të vona të natës në Greqi pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kakavijë-Janinë, në kilometrin e 40-të ku automjeti i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, rreth 50 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur dhe për pasojë ka gjetur shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ndërkohë që policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.