Kosovë, EULEX-i pranga komunarit të Prishtinës për korrupsion
Prishtinë- Një nga njerëzit më të fuqishëm të Komunës së Prishtinës është arresuar paraditen e sotme nga policia e EULEX-it,raporton “Express Kosova”.
I arrestuari është Sami Hamiti dhe është vënë në pranga së bashku me dy biznesmenë të tjerë, Agim Ademi dhe Muharrem Rama.
Emrat janë raportuar nga mediat kosovare pasi EULEX nuk ka pranuar t`i bëjë publikë.
Gjatë një operacioni, sot policia e EULEXit arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtarë të lartë të komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsion. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe të EULEXit, thuhet në një njoftim të EULEX’it.
Sami Hamiti njihet si i forti i LDKsë. Ai kishte konkurruar në zgjedhjet e fundit për deputet të Parlamentit të Kosovës. Njëkohësisht mban edhe poste drejtuese në partinë e Isa Mustafës.
/IDEA/