E Diel, 1 Nëntor 2026

Remzi Hoxha, Gjykata: SHISH të sjellë dosjen Kumbaro

Dje nga gjyqi për Remzi Hoxhën

Zhdukja e shqiptaro-maqedonasit, Ilir Kumbaro u arratis nga Londra.

Krimet e Rënda kërkojnë raportet e vëzhgimit të vitit 1995.

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi dje ti drejtohet me një shkresë zyrtare Shërbimit Informativ Shtetëror, ku do ti kërkojë informacion për llogari të gjykimit të dosjes Remzi Hoxha. Informacioni i dëshiruar do të ketë lidhje me funksionin në Shërbimin Informativ të tre ish-sekretëve të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt, Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhës në vitin 1995, me pasojë zhdukjen e biznesmenit Hoxha. Po ashtu, përmes shkresës do të kërkohet nëse në arkivin e SHISH-it ka dokumentacion për masa operacionale, ose çdo lloj informacioni tjetër që mund të ketë për vëzhgimin dhe shoqërimin e biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës, si dhe Loshajt e Kristopulit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›