E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet për gjakmarrje 49-vjeçari

Gjakmarrja vret sërish në rrethin e Shkodrës. Një tjetër viktimë është regjistruar në listën e të ekzekutuarve për gjakmarrje mbrëmjen e së martës në zonën e Dukagjinit. Një 49-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë.

Mësohet se viktima Marash Tonaj ka mbetur i vdekur në vend pas një breshëri plumbash në trup, ndërsa autorët janë larguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se vrasja e Marash Tonaj të ketë lidhje me ekzekutimin e shtetasit Petrit Lukri 34 vjeç në fillim të muajit prill të këtij viti.

Mësohet se viktima është i afërm i ish-kryetarit të komunës Shalë, Dede Tonaj, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të rrugëve rurale në Shkodër. Me të marrë këtë informacion drejt vendit të ngjarjes, janë dërguar forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore u bë e mundur identifikimi i autorëve të krimit dhe po punohet për kapjen e tyre, gjenaralitet e të cilësive, për arsye hetimi përkohësisht nuk bëhen të ditura.

Po ashtu me 23 gusht të këtij viti një tjetër vrasje për gjakmarrje u shënua në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku u ekzekutua me armë 20-vjeçari Gjin Guri dhe u plagos vëllai i tij Xhevahir Guri. Mësohet së vëllezërit po ktheheshin në shtëpi, kur autorët u kanë bërë pritë dhe i kanë qëlluar me armë zjarri afër banesës së tyre. Kjo është e pesta vrasje që kryehet për gjakmarrje gjatë këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›