E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa futboll do të isha i vdekur

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 17:30

Është njëri prej futbollistëve më të paguar në botë. Mirëpo, Carlos Tevez e përmend faktin se nëse nuk do të merrej me futboll, do të ishte i vdekur ose do të përfundonte në burg.

“Nëse nuk do të merresha me futboll, do të përfundoja si shumë djem të lagjes sime: i vdekur, në burg ose i shtrirë në rrugë, i droguar”, tha Tevez në një intervistë për revistën argjentinase ‘La Garganta Poderosa’. Tevez, i rritur në një lagje të varfër, konsiderohet i prekur nga ‘kutia magjike’, pasi nuk pati një fund të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›