Pa patente, shtyp policin rrugor
Fier- I denuari per vjedhje shtyp policin e qarkullimit rrugor gjate sherbimit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne nje prej kryqezimeve ne rrugen “Jani Bakalli”, prane Poliklinikes Qendrore te Fierit. Arber Mehmeti, banues ne lagjen “16 prilli”, dyshohet se ka qene duke drejtuar pa patente automjetin tip “Mercedez Benz”, me targa FR 1763C, me shpejtesi dhe tej normave te lejuara sipas Kodit Rrugor per qarkullimin ne rruget urbane. Ne shpejtesi e siper, ai nuk i eshte pergjigjur sinjalit me tabele te policit Islam I., duke i vene rrotat e makines. Jo vetem kaq, por s’i ka dhene as ndihmen e pare, por eshte larguar nga vendngjarja. Efektivet e vune ne pranga 19-vjecarit 45 minuta pas krimit, duke e akuzuar per dy vepra penale.
Shpejtesia me te cilen po udhetonte Arber Mehmeti ka bere qe polici i qarkullimit rrugor Islam I., qe ishte me sherbim ne rrugen “Jani Bakalli”, te dalloj prej se largu makinen dhe te sinjalizoje drejtuesin. I riu Mehmeti, jo vetem qe ka sfiduar tabelen e ngritur nga polici, por e ka goditur me mjet duke e hedhur 3 metra larg vendit ku ndodhej.
Ndersa efektivi ka rene ne gjendje shoku ne asfalt me plage te renda, 19-vjecari eshte larguar me shpejtesi. Te dhenat e makines i jane transmetuar patrullave policore ne qytet dhe grupeve te gatshme qe u vune ne kerkim te te dyshuarit. I plagosuri u dergua me urgjence ne spitalin e Fierit, ku ndodhet nen terapi intensive.
Postblloqe te shumta jane ngritur ne te gjitha rruget hyrese dhe dalese te qytetit dhe brenda 45 minutave u be lokalizimi dhe me pas arrestimi i te dyshuarit Mehmeti. Po keshtu eshte bllokuar edhe makina e tij “Benz” me te cilen eshte goditur efektivi rrugor.
Pas shoqerimit ne mjediset e komisariatit, Arber Mehmetit iu komunikuan akuzat per “kundershtim te punonjesit te policise se rendit publik”, “fyerje per shkak te detyres” dhe drejtimit te automjetit pa patente. Burime zyrtare thane per gazeten se 19-vjecari jo vetem qe udhetonte pa deshmi drejtimi te makines, por ka qene nje here i denuar per krimin e vjedhjes se pasurise se tjetrit.
Xh. Beharaj