E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, makina perplas ciftin e te moshuarve

Aksidenti ne autostraden Rrogozhine-Lushnje vret nje te moshuar dhe plagos nje tjeter. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:55 te mengjesit te dites se djeshme, kur Albert Ristani ka qene duke udhetuar me automjetin e tij te tipit “Opel Korsa”, me targa te huaja BF815TB, ne aksin kombetar. Ne afersi te kryqezimit te njohur me emrin “Rotondua e Cermes”, 24 vjecari si shkak i shpejtesise se larte, nuk ka dalluar dy kembesoret qe po kalonin rruges. Makina sipas policise ka perplasur fuqishem dy te moshuarit, ndersa shoferi i ka dhene ndihmen te demtuarve. Nje prej te plagosurve rende, 68 vjecari Sherbet Mucaj, mesohet se ka gjetur vdekjen, nderkohe qe kembesorja tjeter e aksidentuar eshte Fadile A., 70 vjece, qe eshte transportuar drejt spitalit te Lushnjes, ku paraqitet ne rrezik per jeten. Mjeket e spitalit kane pohuar per gazeten se 70 vjecarja ka marre fraktura te renda ne te gjithe trupin. Drejtuesi i mjetit eshte ndaluar nen akuzen e “shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›