E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në Kapshticë, pritje të gjata në doganën greke

Dita e hënë ka nisur me një fluks të madh emigrantësh shqiptarë dhe turistë të huaj që vijnë për të kaluar pushimet apo për vizita në vendin tonë. Këtij fluksi i është shtuar dhe problematika e vazhdueshme e vonesave në kufi në doganën e shtetit grek, ku në pikën kufitare të Kapshticës mësohet se mbi 160 makina janë në radhë për të hyrë në Shqipëri. Lidhur me këtë situatë stresuese nuk dihet nëse shkak është kapaciteti i vogël i sporteleve me të cilat operon pala greke apo një lodhje e vet personelit, por si për ironi të fatit kjo situatë është bërë traditë nga viti në vit.

Ndërkaq nga burime zyrtare mësohet se në këtë pikë kufitare gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4935 shtetas shqiptarë dhe 1382 automjete, ndërsa kanë dalë 4112 shtetas shqiptarë dhe 1139 automjete. Po sipas burimeve zyrtare në 24 orët e fundit kanë hyrë 2706 shtetas të huaj dhe 920 automjete si dhe kanë kanë dalë 2263 shtetas të huaj dhe 939 automjete.

Ndërkaq një fluks të madh ka shënuar edhe Pika e Kalimit Kufitar Kakavije, ku n ëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6.370 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 2.273 automjete shqiptare dhe të huaja, si dhe kanë dalë 3.832 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 985 automjete shqiptare dhe te huaja.
Nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme dhe orëve te para te mengjesit është punuar me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa nga ajo greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje .
 

Ka pasur fluks dhe vijon te kete levizje te shpeshta ne hyrje , por fale masave te marra nuk jane krijuar radhe të gjata
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›