E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spoti në 2007 te CNN, KLSH: Ska të dhëna për ofertuesit

Kreu i KLSH, Leskaj

Leskaj, hetim zëvendësit, Pango. Kompanitë dërguan ofertat me e-mail.

Spoti për promovimin e turizmit shqiptar, i transmetuar në vitin 2007 në CNN, mbart në vetvete një seri shkeljesh që nga fillimi i procedurave të tenderimit dhe deri në fund të tij. Ministria e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, e drejtuar në atë kohë nga Ylli Pango, e lakoi atë si një sukses të jashtëzakonshëm që i kushtoi buxhetit 37 milionë lekë, por që Kontrolli i Lartë i Shtetit e zbeh totalisht këtë lavdi.  Ish-ministri i MTKRS-së, aktualisht kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, i është rikthyer një hetimi të vitit 2008 të zhvilluar nga institucioni që ai drejton, duke nxjerrë në pah shkeljet që janë bërë në vitin 2007 për prodhimin e spotit të turizmit, por që nuk ishte marrë asnjë masë ndaj abuzuesve. Në përfundim arritëm në konkluzionin se 6 zyrtarë të MTKRS-së, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në vitin 2007, nga të cilët një drejtor i Përgjithshëm dhe 2 përgjegjës sektori, në hartimin dhe zhvillimin e procedurave të tenderit të sipërcituar kanë konsumuar elemente të veprës penale, thuhet në raportin e KLSH-së.
Kompanitë e spotit
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se përzgjedhja e kompanisë që do të prodhonte spotin e promovimit të turizmit shqiptar është bërë me shkelje të shumta. E para lidhet me fondin limit prej 37 milionë lekësh, i cili, sipas KLSH-së, figuron si një vlerë e rastësishme dhe e pallogaritur në ndonjë bazë të besueshme. Fondi limit prej 37 milionë lekësh

Ylli Pango

nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej ndonjë analizë për llogaritjen e këtij fondi, madje nuk ishte ndarë sa është vlera e fondit limit për prodhimin dhe sa për transmetimin. Madje, transmetimi i këtij spoti nuk është tenderuar, por është përzgjedhur pa procedura prokurimi, vlerëson KLSH. Po kështu, nga kompanitë që kanë shprehur interes për pohimin e spotit, tri prej tyre i kanë nisur ofertat me rrugë elektronike për adresat e të cilave nuk disponohej dokumentacion shkresor apo korrespondencë elektronike midis personit të kontaktit të KVO dhe këtyre shoqërive. Një tjetër shkelje, sipas KLSH-së, është edhe fakti që nga komisioni përzgjedhës është vendosur që të pranohet oferta e kompanisë holandeze ÇCP-Roterdam, që ka pasur ofertë më të lartë sesa kompania tjetër me ofertë më të ulët. Në fund, Kontrolli i Lartë i Shtetit vë në dyshim eksperiencën e holandezëve që prodhuan spotin, pasi kompani e tyre ishte krijuar në muajin mars të vitit 2007 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me një staf të punësuarish prej dy personash. Koha e shkurtër e krijimit të kësaj shoqërie, numri i vogël i të punësuarve, si dhe mosparaqitja nga ana e saj e një kontrate me CNN-in, tregon se kjo shoqëri nuk mund të ketë qenë partnere me CNN-in në fushën e prodhimit dhe transmetimit të spoteve televizive, thuhet në raportin e KLSH-së.

Shkeljet sipas KLSH
. Fondi limit 37 milionë lekë, i pabazuar dhe pa asnjë llogaritje
. Ministria nuk ka zhvilluar tender për përzgjedhjen e kompanisë
. Kompanitë e interesuara kanë nisur ofertat me e-mail
. Holandezët, fitues me çmim më të lartë sesa kompania tjetër
. Kompania fituese e regjistruar në mars 2007 si biznes me dy punonjës nuk ka paraqitur kontratë që faktonte bashkëpunimin me CNN

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›