Pa rrezik

Pakënaqësitë partiake nuk do të mund të kenë ndikime në miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Dy partitë e mëdha kërkojnë konsensus të gjerë, por arritja e 84 votave nuk përbën rrezik
Drafti përfundimtar i kodit të ri zgjedhor pritet të diskutohet këto ditë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Pas këtij hapi, detyrimisht drafti i ri, që mund të gjejë kundërshtinë edhe të disa aktorëve politikë, do të duhet të miratohet në seancë plenare. Përfaqësues të lartë të disa forcave politike, përfshi edhe LSI-në, e cila ka qenë ndër më skeptiket për draftin dhe punën e komisionit, ende nuk japin një qëndrim përfundimtar për votën e tyre pa u përfunduar krejt drafti. Por, pavarësisht kundërshtive që mund të ketë kjo parti apo edhe ndonjë tjetër, ndryshe nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, ku detyrimisht duhej një konsensus shumë i gjerë, dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit, në rastin konkret gjithçka do të ishte më e thjeshtë. Neni 81 i Kushtetutës përcakton se ligji i zgjedhjeve dhe kodet duhet të miratohen detyrimisht me votat e tri të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, që do të thoshte 84 vota. Në rastin konkret, të paktën deri në pikat e diskutuara deri më tani, socialistët dhe demokratët kanë qenë në një mendje. Nëse ky qëndrim do të mbetet i njëjtë deri në momentin e votimit për miratimin e kodit të ri zgjedhor, duket se nuk mund të ketë asnjë kërcënim. “Pro” draftit të ri është shprehur tashmë edhe PDR-ja, ndërsa socialdemokratët kanë dhënë sinjale pozitive për miratim, por ende jo në mënyrë përfundimtare. Gjithsesi, nëse llogarisim vetëm votat e PS-së, ato të PD-së (bashkë me tre deputetë që janë në grupin parlamentar të PR-së, por që janë vendosur në listën e zgjedhjeve të 2005-ës, në marrëveshje me PD-në) dhe dy të PDR-së, numri total tejkalon 84 votat e domosdoshme. Votat “pro”, gjithmonë nëse të gjithë deputetët e grupeve parlamentare përkatëse do të qëndronin në unision, arrijnë shifrën 96. Diferenca me minimumin e domosdoshëm 84, është plot 12 vota. Diferenca prej 12 votash është një garanci e madhe, edhe nëse do të ketë ndonjë devijim. Por, gjithsesi, tek llogaritja e mësipërme përjashtohet vota e të gjithë të vegjëlve të tjerë, që me shumë gjasa nuk ka për të qenë e tillë. Në rastin e ndryshimeve kushtetuese, që përplasjet e kundërshtitë ishin edhe më të mëdha, konsensusi ishte mjaft i gjerë. Amendimet u miratuan me plot 115 vota “pro”. Edhe në këtë rast, miratimin e kodit të ri zgjedhor dy partitë e mëdha kanë shprehur vullnetin e arritjes së një konsensusi sa më të gjerë. Konsensusi në fjalë pritet të arrihet, ndonëse ka edhe zëra kritikë, sikundër LSI-ja (që prej dorëzimit të amendimeve kushtetuese për reformën zgjedhore), e cila është shprehur se procesi është jotransparent.
Neni 811. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.
2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:
c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;
d) kodet;
Që tani 96 votaPD - 58
PS - 36
PDR - 2