Prej dy javësh, Vlora pa linja detare me Italinë

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 12:01
Në Vlorë janë bllokuar prej gati dy javësh linjat detare me Italinë për shkak të mungesës së trageteve.
Sipas drejtuesve të Portit të Vlorës, dy shoqëritë që administrojnë mjetet e lundrimit nuk po zbatojnë kontratat.
Bllokimi ka sjellë pasoja jo vetëm për lëvizjen e udhëtarëve, por edhe për transportet e vogla të mallrave.