Si na bashkuan homoseksualët?

Ngadalë por sigurt, po afrohet Parada e parë e Krenarisë në Malin e Zi. Malazezeët kanë sërish mundësi të ndahen në dy grupe dhe siç qendrojnë gjërat, ata do ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Çetnikët dhe partizanët, besimtarët dhe jobesimtarët, serbët dhe malazezët, myslimanët dhe boshnjakët dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të ndahen, këtyre ditëve kanë mbetur nën hijen e një derbi shumë më atraktiv, i cili po zhvillohet mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të homoseksualizmit.
Përkrahësit theksojnë se të drejtat e tyre janë të kërcënuara dhe se me një shëtitje paqësore dëshirojnë të joshin vëmendjen e opinionit publik për problemet e tyre. Kundërshtarët insistojnë se përkrahësit nuk guxojnë të shëtisin, edhe përkundër faktit se në mesin e kundërshtarëve kemi dy kategori, kundërshtarëve të homoseksualitetit si mënyrë e jetës dhe kategorinë e atyre, të cilët nuk kanë asgjë kundër kësaj mënyre të jetës, nëse ajo zhvillohet brenda katër mureve.
Ekipi i parë, të cilin në tekst do ta quajmë LGBT, përbëhet nga homoseksualët, biseksualët, nga njerëzit që nuk janë të tillë, por të cilët janë të mendimit se duhet të ndihmojnë pakicat seksuale, si dhe përfaqësuesit e pushtetit, të cilët përkundër bindjeve të tyre po përmbushin standardet evropiane, me qëllim që të qëndrojnë në pushtet. Pra ekipi LGBT nuk bazon në sinqeritetin e ndërsjellë dhe nuk gëzon besimin e lojtarëve të vet, që zbehë gjasat e këtij ekipi për fitore.
Ekipi i dytë, të cilin në vazhdim të tekstit do ta quajmë FERHAT, përbëhet nga çetnikët, partizanët, besimtarët, jobesimtarët, serbët, malazezët, shqiptarët, myslimanët, boshnjakët dhe nga luftëtarët tjerë me përvojë, në atdheun e ndarë. Është ndjenjë e mrekullueshme t’i shohesh së bashku, pas gjithë atyre shekujve. Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë bijtë më të mëdhenjë të popujve tonë, arriti ta bëjë një grup i vogël i homoseksualëve. Në këtë kontekst, ekipi LGBT ka bërë më shumë për Malin e Zi, se sa Milo Gjukanovici dhe Momir Bulatovici. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.
Fundi i derbit të sivjetëm është paraparë më 31 maj në Podgoricë. LGBT nuk ka qartësuar se me cilin formacion do të hyjë në lojë. Mbetet e paqartë se a do të dalin në fushë edhe “ferhatovcat” dhe me çfarë përbërje. Pra këto janë rregullat e pashkruara të lojës. Disa muaj para Paradës, ekipi LGBT po e paralajmëron atë me zë. Të nesërmen reagon dikush nga ekipi kundërshtar, duke ja mohuar LGBT-së të drejtën për tubim. Dhe ky është fillimi i rrëfimit, i cili do të vazhdojë deri në momentin kur të zhvillohet Parada.
Dita e fundit e Paradës është rezervuar për shëtitjen e popullatës së LGBT-së nëpër rrugët e qytetit të përzgjedhur, nën përcjelljen e referove, të përbërë nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Publiku përbëhet nga familjet e lumtura, të cilat para ekraneve me padurim presin daljen në fushë të ekipit kundërshtar dhe materializimin e dueleve verbale, që zgjatën muaj të tërë.
Nëse dalin në fushë, atëherë sulmojnë fizikisht ekipin LGBT, ndërsa referat, në vend të kartonëve nxjerrin shkopinjtë e gomës. I tillë është ky sport. Familjet pranë ekraneve janë të lumtura, nëse nxirren më shumë shkopinj të gomës.
Të jemi të qartë. Në këtë sport nuk ka humus. Ekipi LGBT ka organizuar Paradën dhe në këtë mënyrë ka realizuar qëllimin e vet. Ekipi kundërshtar ka dalë në rrugë dhe ka mbrojtur nderin e shtetit. Referat kanë qenë në nivel të detyrës dhe kanë dëshmuar se qeveria është në rrugën evropiane. Por kush ka dështuar pra?
(E-novine)