E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trichet: Investuesit të mos e nënvlerësojnë eurozonën

"Shohim tendencën se disa investues dhe subjekte aktive në treg po e nënvlerësojnë aftësinë e Evropës për të marrë vendime guximtare. Në mbrojtje të tyre do të thoja se struktura institucionale e Evropës është shumë e ndryshme nga ajo me të cilën ata janë mësuar, veçanërisht në anën tjetër të Atlantikut. Proceset vendimtare nuk janë të njëjtat. Megjithatë, do të ishte gabim të nënvlerësohej Evropa përgjithësisht, dhe zona euro në veçanti", deklaroi Trichet gjatë një interviste për të përditshmen "Liberation". Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane nënvizon se politika e BE-së është e përshtatshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›