"Paaftësia profesionale, ka marrë dhe merr jetë njerëzish"
Rasti i të ndjerit Remzi Hoxha është viktima e radhës e një shteti që nuk ve mend. Është viktima e radhës dhe kushedi sa të tjera do ketë, derisa të kuptojmë si shoqëri që paaftësia profesionale merr jetë njerëzish.
Dhe paaftësi profesionale do ketë për sa kohë drejtuesit të emërohen nga partia dhe të jenë idiotë militantë. Çfarë ndodhi realisht? Ndodhi që në krye të Shërbimit Inteligjent, Berisha vuri partiakët e vet, militantë kobure që u dukej se e bënin punën vet, vetëm kur zbulonin grupe armiqësore kundër partisë dhe Salës. Kur nuk gjenin, i sajonin që t'u shpërblenin shefave punësimin.
Gazidede dhe Sala, kanë në mënyrë të padiskutueshme dijeni për fatin e Remziut dhe ku e kanë degdisur trupin e të shkretit, sepse atyre u raportohej çdo gjë me shkrim.
Po sa të tjerë ka marrë në qafë paaftësia profesionale prej të "besuarve" të partisë? Po Gërdeci çfarë ishte? Po '97-ta çfarë ishte?