Pabarazi gjinore në organizimet sportive

Një ngjarje sportive në vend po shënonte diskriminim gjinor. Federata e Atletikës kishte vendosur për ndarjen e çmimit në gjysmë maratonën, në mënyrë të pabarabartë, duke planifikuar të shpërblejë një vlerë më të lartë për çmimin që duhet t’u ndahet kategorisë së djemve se sa vajzave.
Ministri i Kulturës ka premtuar se do ta rregullojë këtë çështje. Ai ka qenë i pyetur në rrjetin social twitter për këtë veprim. “Pse në gjysmë maratonë dallon çmimi i par për meshkuj 1200 dhe çmimi i parë për femra 1000 euro?”, e ka pyetur Mirlind Kusari, Krasniqin i cili e ka pranuar si me vend vërejtjen e tij, transmeton Indeksonline. “Shqetësim shumë me vend! Kam kërkuar nga Federata e Atletikës që ta ndryshojnë këtë. Shpërblimet do të jenë të barabarta”, i është përgjigjur Krasniqi./Indeksonline./