Ekremi me gropa

Ekrem Rexha është njëra ndër lagjet e Arbërisë në Prishtinë. Megjithatë, në pamje të parë duket si rrugë qorre në ndonjë fshat të Kosovës. Në fakt kjo rrugë është shumë pranë rrethrrotullimit, i cili është ndërtuar vitin e kaluar. Në hyrje të kësaj lagjeje vërehet një vijëz e hollë e asfaltit ku janë ndërprerë punimet. Edhe pse në një gjendje të tillë, rruga asnjëherë nuk është vizituar prej asnjërit nga zyrtarët e Komunës.
Banorët e lagjes kanë filluar të shqetësohen, pasi që dimri që shkoi i la pasoja shumë të mëdha rrugës, duke krijuar gropa që nga fillimi e deri në mbarim të rrugës.
Idriz Mehmeti, banor i kësaj lagjeje, tregon se rruga ka qenë pak e prishur, por këtë dimër është shkatërruar komplet.
“Që nga koha e pasluftës kjo rrugë nuk është në gjendje të rregullt. Por, këtë dimër është prishur komplet. Pas shumë insistimeve që kemi bërë të gjithë banorët e lagjes, vetëm për të na hequr qafe kanë thënë që rruga do të rregullohet. Deri më sot nuk ka asnjë sukses”, shprehet i shqetësuar Idrizi.
Kurse, sipas Muhamet Gashit, zëdhënës në KK të Prishtinës, kjo rrugë do të rregullohet sapo të përfundojnë disa procedura.
“Tenderi është shpallur në mars të këtij viti dhe afati i fundit për aplikim nga kompanitë, të cilat kanë qenë të interesuara për të fituar këtë tender, ka qenë prilli. Tash varet prej Zyrës së Prokurimit derisa të përfundojnë të gjitha procedurat. Sapo të përfundojnë të gjitha këto punë, do të fillojë zgjerimi dhe rregullimi i rrugës”, tha Gashi për Express.
Megjithatë, Idrizi nuk u beson shumë këtyre fjalëve. Ai thotë se kur është bërë rrethrrotullimi në Arbëri, Komuna ka mundur të bëjë diçka edhe për rrugën.
“Kur ka qenë në përfundim ndërtimi i rrethrrotullimit, kemi shpresuar shumë. Por, e gjithë puna u krye, Komuna e ka ndarë pjesën ku ka ndërtuar me një vijë duke e lënë për gjynah këtë rrugën tonë. Kanë pasur buxhet për tërë atë rreth e nuk pati për një rrugë kaq të shkurtër. Është absurde”, u shpreh ai.
Përveç Idrizit edhe Hysen Hoxha, po ashtu banor i lagjes, thotë se nuk pret një mrekulli të tillë nga Komuna. Sipas tij, muaji i kaluar ka qenë hera e katërt që ai ka shkuar në Komunë për të bërë kërkesën për rregullimin e rrugës.
“Sa herë që kam qenë atje, kam insistuar që të bisedoj me zyrtarët e Komunës për këtë çështje. Ata asnjëherë nuk kanë qenë në dispozicionin tim. Prandaj çdo fjalë e tyre më duket e kotë. Nuk besoj derisa t’i shoh bagerët në rrugë”, thotë Hoxha për Express. Ai fajëson zyrtarët e Komunës për mostransparencë ndaj qytetarëve.
“Ata po harrojnë që prej neve e kanë marrë votën dhe janë ku janë sot. Por, e kam parë që është e kotë vota jonë, sepse zyrtarët e Komunës bëjnë çfarë ata duan e jo çfarë ne kemi nevojë. Po ndihem shumë i diskriminuar si qytetar i Prishtinës që jam”, përfundon Hyseni.
Përndryshe, përpos emrit që kjo rrugë mban, edhe njëri ndër punonjësit e Komunës ka rastisur me të njëjtin emër. Ekrem Rexha është shef i Departamentit të Prokurimit në Komunën e Prishtinës