Intervista/ Oketa: Të ikin ministrat e korruptuar
Mbart një përvojë të gjatë nga të qenurit pjesë e qeverisë “Berisha”, madje duke drejtuar dikasterin e mbrojtjes shqiptare në një situatë tepër të vështirë, post-Gërdecin. Shumë kush besoi se ai ishte “i përkëdheluri i amerikanëve” pasi drejtoi me dorë të fortë institucionin që dukej se kishte marrë flakë bashkë me ngjarjen e hidhur të 15 marsit të 2008-ës. Gazmend Oketa, aktualisht deputet i PD-së dhe pjesë e forumeve partiake, në këtë intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, shpreh pikëpamjet e tij për situatën e fundit politike. Ai është i qartë në analizën e tij teksa denoncon opozitën e majtë për kushtet e vëna maxhorancës, duke i bërë bllok procesit të integrimit të shqiptarëve. Por Gazmend Oketa, ka një qëndrim të prerë kur bëhet fjalë për ministrat e përfolur për korrupsion. Sipas tij në rast se akuzat vërtetohen, atëherë qeveria me duar të pastra duhet të ndryshojë mbiemër. Z.Oketa është fanatik i Kushtetutës së Republikës, dhe mbrojtës i saj nga rreziku i interesave personale partiake. Deputeti demokrat ndalet edhe tek zgjedhjet brenda PD-së, duke shprehur kritika të hapura ndaj ilegjitimitetit të disa sekretarëve për shkak të përfundimit të mandatit.
Z.Oketa, si e konsideroni paketën me 10 pika që PS-ja përmes së cilës kërkon të hapë një proces negociatash me maxhorancën? Ka lëndë të mirë brenda saj përveç të pakuptimtës që deklaron PD-ja?
Paketa prej 10 kushtesh, e quajtur nga opozita si pakt kombëtar integrimi, vjen në një moment kur dihet fare mirë nga i gjithë opinioni se për sa i takon procesit të integrimit kemi 12 rekomandimet e Komisionit Europian, të cilat ndodhen në tryezën e politikës shqiptare prej një viti, dhe po prej një viti nuk ka asnjë progres në përmbushjen e atyre rekomandimeve. Gjithsesi ne si maxhorancë nuk mund të diktojmë lëvizjet e opozitës dhe ajo është në të drejtën e saj të vendosë dhjetë apo më shumë kushte. Unë mendoj se paketa e propozuar nga PS-ja, do të meritonte shqyrtim serioz, nëse ajo do të ishte paraprirë me negociata dypalëshe, dhe palët do kishin rënë dakord për disa pika mbi të cilat mund të punohej edhe me propozime konkrete. Për shembull fillimi i punës për reformën zgjedhore mund të ishte një pikë konvergimi lehtësisht e arritshme dhe do të shënonte një fillim të rivendosjes së dialogut politik. Njohja me këto dhjetë kushte nëpërmjet medias dhe jo në një tryezë bisedimi, krijon përshtypjen se kjo paketë është më tepër një lëvizje politike për show-n e radhës dhe jo një lëvizje për të zgjidhur vërtet ngërçin politik. Ping-pongu politik i luajtur prej dy vitesh nëpër ekrane mediash nuk ka ndihmuar aspak në përmirësimin e klimës politike, përkundrazi e ka përkeqësuar atë. Rivendosja e dialogut politik, së paku në nivel kryetarësh të grupeve parlamentare besoj se do të ndihmonte në gjetjen e rrugës për të përmbushur 12 detyrat e lëna nga Komisioni Europian 12 muaj më parë.
Besoni se do të ketë akord mes palëve dhe kush mund të jetë pika më e nxehtë?
Sigurisht që në një mënyrë apo tjetër gjuha e bashkëpunimit do të gjendet, pasi në çdo demokraci funksionale maxhoranca dhe opozita janë të “detyruara” të bashkëjetojnë edhe pse nuk e “dashurojnë” njëra-tjetrën. Si kanë rrjedhur ngjarjet është e vështirë të thuhet se kur, por rikthimi i opozitës në Kuvend, është një sinjal i mirë për të shpresuar se kjo ditë do të jetë e shpejtë. Fatkeqësisht ne nuk kemi luksin të flasim vetëm për një apo disa pika të nxehta, pasi e gjithë politika jonë është tepër e nxehtë sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe për këtë arsye është e vështirë të thuash se cila është pika më e nxehtë.
Si e shikoni rikthimin e opozitës në Parlament dhe mos garancinë për votimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota?
Më lart thashë se dialogu politik do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës, por nuk mund të ketë dialog, i cili sjell rezultat pozitiv nëse nuk ka respekt reciprok. Me respekt reciprok nënkuptoj dhe mospërdorimin e epiteteve apo krahasimeve me kah negativ të lëvizjeve politike të secilës palë. Personalisht mendoj se duhet përshëndetur rikthimi i opozitës në Kuvend. Më pas do ishte naivitet të mendohej se që ditën e parë të rikthimit në Kuvend, opozita e cila ka qëndruar jashtë tij për një kohë të gjatë, do sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë gjatë këtyre dy viteve dhe menjëherë do ngrinte kartonin jeshil me mbishkrimin PRO.
Ju jeni për reformë të re kushtetuese pasi opozita e kërkon ndërhyrjen në dokumentin themeltar të shtetit pikërisht përmes ndryshimit të emrave të krerëve të institucioneve të pavarura?
Është një çështje e cila mendoj se duhet analizuar në disa plane. Së pari të diskutosh ndryshime kushtetuese dhe t’i bësh këto diskutime jo bazuar mbi interesa momentale politike, por bazuar mbi interesat e vendit, t’i bësh diskutimet me transparencë maksimale ndaj publikut, të marrësh dhe mendimin e njohësve më të mirë të çështjeve kushtetuese, besoj se nuk ka asgjë të keqe dhe kjo çështje nuk do përbënte tabu në asnjë rast. Së dyti, absolutisht nuk mendoj se ndryshimet kushtetuese duhen bërë kur njëra palë apo qofshin dhe disa palë, ndjehen të cenuar në interesat e tyre politike. Ndryshimet në gjykimin tim duhen bërë kur konstatohet se janë prishur balancat midis pushteteve dhe midis institucioneve kushtetuese, d.m.th., kur peshorja nuk peshon për të gjithë njësoj. Klima e tensionuar politike, kriza e besimit që ka dominuar raportet politike midis nesh si maxhorancë dhe opozitës, bën që çdo iniciativë për ndryshime kushtetuese e ardhur nga cilado anë, të shikohet me dyshim, të shikohet si një lojë politike e radhës. Personalisht mendoj se para se opozita të kërkonte ndryshimet kushtetuese nëpërmjet deklaratave për shtyp, kërkesë nga e cila duket se është tërhequr, duhej të tentonte të rivendoste dialogun me maxhorancën dhe të fillonte bashkëpunimin me çështje më të thjeshta. Më pas opozita mund të kishte hedhur propozimet e saj lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe siç u gjet gjuha brenda pak kohe për ndryshimet e bëra në vitin 2008-të mund të gjendej dhe këtë radhë, por me transparencë dhe me përfshirje të të gjithë institucioneve dhe ekspertëve në këtë proces. Kushtetuta nuk është pronë e asnjërës prej partive, ajo përbën themelet e shtetit shqiptar dhe si e tillë i takon të gjithë shqiptarëve. Forcat politike kanë detyrimin për të punuar për forcimin e këtyre themeleve dhe çdo diskutim, që synon të arrijë këtë është mirë t’i nënshtrohet debatit publik pa i kushtuar shumë rëndësi faktit se nga dhe si vjen ky diskutim.
Opozita kërkon votim të përbashkët për kandidaturat e guvernatorit të Bankës, kreut të ri të KLSH-së, Avokatit të Popullit dhe Presidentit. A duhet të negociojë PD-ja pushtetin dhe a mund të kthehet në marrëveshje emrash?
Është normale që të ketë diskutime lidhur me kandidaturat për Avokatin e Popullit, pozicion i cili është i lirë prej më shumë se një viti, për pozicionin e guvernatorit dhe të kryetarit të KLSH-së, pasi diku në fillim të tetorit të dy drejtuesit e këtyre institucioneve përfundojnë mandatin. Mendoj se është paksa i parakohshëm diskutimi për pozicionin e Presidentit, pasi mandati i tij përfundon në korrik 2012-të, megjithatë dhe ky nuk mund të konsiderohet një diskutim i ndaluar. Në gjykimin tim këto kandidatura duhet të zgjidhen sipas procedurave të përcaktuara në Kushtetutë dhe duke respektuar pavarësinë e secilit institucion, si të atij që ka të drejtën e propozimit dhe atij që ka të drejtën e miratimit. Në rast se një marrëveshje politike do të bëhej bazuar mbi interesat e qytetarëve, mbi vullnetin dypalësh për të zgjedhur individë me integritet dhe profesionalizëm, personalisht nuk shoh asnjë të keqe në këtë mes. Unë mendoj se nuk ka arsye madhore që në pozicionet e guvernatorit, Avokatit të Popullit dhe kryetarit të KLSH-së të jenë drejtues me profil politik. Ata duhet të jenë ekspertët më të mirë të fushave të tyre dhe më kryesorja njerëz me integritet moral.
Më 12 tetor Shqipëria do të ketë një përgjigje mbi statusin, sa impakt do të ketë sjellja e politikës shqiptare në këtë përgjigje dhe a duhet të nxirren përgjegjësitë e palëve?
Ju me të drejtë në pyetjen tuaj thoni se përgjigjen mbi statusin do ta marrë Shqipëria, që do të thotë se nëse edhe këtë radhë merret një përgjigje negative, së pari është Shqipëria, e cila i takon të gjithëve, ajo që vuan më shumë. Më pas do dëgjojmë të njëjtat fjalë që kemi dëgjuar gjatë këtyre dy viteve, vite gjatë të cilave nëse do kishim bashkëpunuar me njëri-tjetrin, sigurisht do kishim mundur pa asnjë mëdyshje të merrnim statusin e vendit kandidat për në BE. Opozita mund të thotë shumë gjëra pas daljes së raportit, por karriget ne sallën e kuvendit, të lëna bosh nga deputetët socialist për gati dy vite nuk mund të mbushen dot me fjalë. Projektligjet me shumicë të cilësuar, të mbetura pezull prej gati dy apo dhe më shumë vitesh pikërisht për shkak të mosvotimit nga opozita, janë të vërteta, të cilat nuk mbulohen dot vetëm më fjalë. Mosbashkëpunimi për të ndryshuar Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, nuk mund të justifikohet vetëm më fjalë. Nëse opozita do kishte përmbushur detyrën e saj kundrejt vendit dhe votuesve të saj, jam i sigurt se dhe sjellja e jona si maxhorancë do kishte qenë ndryshe dhe vendi do kishte një klimë krejt tjetër politike.
Të ndalemi pak tek zgjedhjet brenda PD-së. Si i shihni emrat e kryesisë së re dhe renditjen e Lulzim Bashës në krye të saj me një numër shumë të madh votash?
Së paku sipas kujtesës sime, nuk më duket se në zgjedhjet për kryesinë e PD-së ka ndodhur ndonjë gjë krejtësisht ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë gjithë historisë 20-vjeçare të PD-së. Sa herë ka pasur votime për kryesinë e PD-së, ka pasur disa emra që kanë dalë e disa emra të rinj që kanë hyrë, ashtu siç ka edhe disa emra që janë aty prej shumë vitesh. E veçanta kësaj radhe ishte fakti se këto votime u bënë me dy vjet vonesë dhe normalisht kjo kryesi do të ketë një mandat dyvjeçar, së paku sipas statutit të PD-së. Ndërsa renditjen e z.Basha në krye të listës e shoh si një gjë krejt normale, pasi z.Basha vinte nga një fushatë tepër pozitive dhe një rezultat i shkëlqyer në zgjedhjet lokale dhe ishte në momentin e tij më të mirë nga pikëpamja e pozicionit brenda strukturave të partisë.
Shumëkush besoi se në kryesinë e re të PD-së do të ishte edhe emri i Gazmend Oketës, por nuk ndodhi kështu. Mos hyrja juaj në 25 e kryesisë e partisë ishte vërtet shkak i mosvotimit apo kishte diçka pas kuintave partiake?
Nëse është e vërtetë se shumëkush ka besuar se dhe Gazmend Oketa do të ishte anëtar i kryesisë, kjo sigurisht më bën të ndjehem i respektuar. Më pas mos hyrja erdhi si shkak i mosvotimit, pasi anëtarët e Këshillit i dhanë besimin 24 kandidatëve të tjerë.
Duket se moszgjedhja e sekretariatit të ri të PD-së ka krijuar një boshllëk në mënyrën e funksionimit e saj, e cila mund të jetë e fortë në qeveri, por e dobët si parti. Është normale kjo zvarritje?
Nëse do të quanim normale një situatë të tillë, atëherë do duhej të hidhnim poshtë apo ta shpallnim të pavlefshëm statutin e PD-së. Për sa kohë kemi një statut në fuqi dhe kjo situatë është në shkelje të tij, nuk besoj se mund të flitet për normalitet. Që situata t’i kthehej normalitetit, unë mendoj se pavarësisht faktit se nëse mblidhet apo jo Këshilli Kombëtar, bëhen apo nuk bëhen zgjedhjet, sekretarët apo funksionarët partiak, të cilëve i ka mbaruar mandati para dy vitesh duhej të dorëhiqeshin. E di që kjo fjalë tingëllon e huaj për kulturën tonë politike, por na takon të gjithëve të kontribuojmë që kjo fjalë të zërë vendin që i takon jo vetëm në fjalorët e gjuhës shqipe, por dhe në jetën e përditshme. Kjo situatë nuk ka krijuar boshllëk në funksionimin e partisë pasi funksionarët e saj edhe pse pa mandat vazhdojnë të mbajnë pozicionet, por ka krijuar deformim në mënyrën e perceptimit të funksionimit të saj si forcë politike.
Mendoni se duhen bërë ndryshime në qeveri? A është normale që ministrat të qëndrojnë në të njëjtin post për 7 vjet me radhë në vend që të riciklohen me emra të tjerë?
Kjo është një pyetje e cila këto kohë bëhet rëndom dhe pothuajse e gjen në çdo intervistë. Për mua ministrat që i përkushtohen punës, janë seriozë me pozicionin që mbajnë, punojnë për programin e qeverisë dhe jo për programin ekonomik personal, mund të qëndrojnë në pozicion pavarësisht kohëzgjatjes.
Po ata ministra që bëjnë të kundërtën, që mendojnë vetëm për ekonominë personale?
Ata që bëjnë të kundërtën nuk duhet të qëndrojnë as 6 orë. Nëse nisemi nga arsyetimi se me këtë koalicion dhe këtë qeveri morëm mbi 100 mijë vota më shumë në zgjedhjet lokale, atëherë kjo qeveri duhet të mbetet e pandryshuar deri në vitin 2013. Nëse nisemi me çfarë publikohet në media jo thjesht e zezë mbi të bardhë, por edhe me ngjyra, lidhur me afera të ndryshme, unë mendoj se morali politik i qeverisjes me duar të pastra e kërkon që të ketë ndryshime dhe nëse nuk ka ndryshime, atëherë duhet të gjejmë ndonjë mbiemër tjetër për duart e qeverisjes sonë.
Si duhet të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e djathta shqiptare?
E djathta shqiptare për të disatën herë ka shkuar në zgjedhje parlamentare e bashkuar dhe kjo nuk do të përbënte ndonjë risi. E reja këtë radhë është se në koalicionin tonë bën pjesë dhe një forcë e majtë. Kur të vijë momenti për të caktuar koalicionet e reja për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013-të, i takon kryesisë së Partisë Demokratike të marrë vendimin se si duhet kompozuar ky koalicion. Gjithsesi, mendoj se është ende herët për të folur për zgjedhjet e vitit 2013-të. Le të bëhemi të durueshëm dhe të presim kohën e duhur për të marrë përgjigjen e pyetjes tuaj.