E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe/ Te verbrit kerkojne rritje te pageses

Shoqata e te Verberve ne prefekturen e Lezhes ka organizuar dje, nje proteste ku eshte kerkuar edhe njehere qe qeveria shqiptare dhe Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, t'i marren ne konsiderate dhe t'i zgjidhen kerkesat. Ne proteste kane marre pjese qindra anetare te shoqates. Kryetari i saj, Zef Lleshi, ka deklaruar se qeveria eshte treguar indiferente me heshtjen e saj per rritjen e pageses mujore per te verbrit. Ne kerkesen e bere, shoqata kerkon rritje me 2 mije leke te pageses dhe plotesimin e disa kushteve te tjera. Protestat kane nisur prej nje jave dhe po zhvillohen ne te gjitha qytetet e vendit.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›