E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Alarm per kredite, 600 milione te pashlyera

Huamarresit e ish-Bankes se Kursimeve rrezikojne llogarite dhe pasurine. Rreth 600 kreditore ne rajonin e Korces, qe kane marre shuma financiare nga bankat e nivelit te dyte, ish-prone e shtetit, rezultojne debitore ne Agjencine e Trajtimit te Kredive. Shuma qe ata i detyrohen shtetit per kredite e marra prej vitit '93 dhe ne vazhdim, kap nje vlere prej 600 milione lekesh. Keto kredi jane marre per hapjen e bizneseve te vogla familjare, punishte dhe fabrika, si dhe per mjete transporti dhe mekanike bujqesore. Sipas kreut te ATK-se, Hysen Kobellari, edhe pse numri i huamarresve eshte pergjysmuar, vazhdojne te mbeten problem, shumat e pakthyera nga nje pjese qe kane emigruar.

D.Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›