E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientët pa sigurime, 15 mijë lekë spitali

 

BERAT - Një pacienti që nuk rezulton i siguruar, do t’i duhet të paguajë rreth 15 mijë lekë në spital nëse do të kryejë analiza për të diagnostikuar sëmundjen. Në qarkun e Beratit, rreth 70 për qind e personave janë të pasiguruar. Burime nga spitali bënë të ditur se shumë të sëmurë që do të vijnë për kurim, por që nuk figurojnë të siguruar, do të jenë të detyruar të paguajnë shumën e mësipërme. Mjekët pohuan se një pacient në fillim duhet të paguajë paraprakisht 2 mijë lekë në arkën e spitalit me faturë në tre kopje. Por pacientit do t’i duhet të kryejë analizat e gjakut për të zbardhur diagnozën, e cila kushton 500 lekë, analizën e urinës 200 lekë, Glicemia 300 lekë, azotemia 300 lekë, kreotomecia 300 lekë, SGPT 400 lekë, grafia 500 lekë, si dhe mjaft injeksione të tjera, të cilat gjithashtu kushtojnë. Nëse një mjek do të shtrojë një të sëmurë pa dokumentacionet përkatëse do të gjobitet, por mjekët janë konfuzë për situatat emergjente.                           d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›