Menaxhim institucionesh apo konjukturash?
Mandeta Minxhozi*
Menaxhimi i institucioneve mbështetet në burimet njerëzore të cilat vënë në efiçensë resurset financiare, dhe për të patur efektivitet duhet me patjetër ndërtimi i një filozofie të qartë, aplikative moderne dhe koherente. Kjo filozofi duhet të udhëheqë institucionin për të ndërtuar të ardhmen pa shkatërruar ato vlera institucionale, akademike, morale, shpirtërore, materiale, që të tjerë më parë i kanë ndërtuar. Që të mirëmenaxhosh një institucion nuk mjafton vetëm të kesh resurset intelektuale dhe financiare, por duhet të jesh i pajisur me një shpirt të mbushur me impulse dhe energji pozitive që të të çojë ty dhe, për rrjedhojë, shoqërinë drejt së mirës, dhe jo një shpirt të mbushur me impulse dhe energji negative që të të çojë drejt së keqes, pasojë që e vuan më pas gjithë shoqëria.
Të gjithë resurset intelektuale dhe financiare që ka drejtuesi i një institucioni në menaxhim sado të pasura të jenë ato, nëse i përdor thjesht dhe vetëm për përfitime personale, qofshin këto materiale, kredo politike, klanore, nepotizëm etj., dhe harrohet që institucionet publike nuk janë prona private të trashëguara, apo referuar edhe filozofit Xhon Lok, i cili që në vitet 1600 ka analizuar marrëdhënien shtet–individ duke theksuar që kur shteti nuk ndan në mënyrë të kënaqshme të drejtat e tij të natyrshme, çdo person ka të drejtë të revoltohet ndaj fuqisë shtetërore, revoltë që mund të çojë deri në përmbysjen e raportit të forcave. Institucionet publike janë në shërbim të publikut dhe në zbatim të akteve ligjore, nënligjore, VKM-ve, rregulloreve, urdhrave, udhëzimeve, pa hyrë në analiza rast pas rasti se si spërdridhet i njëjti ligj, ku segmente-segmente shkelet, nuk zbatohet, tejkalohet kompetenca e ekzekutimit të tij nga strukturat ekzekutuese kur është fjala për të bërë favore, herë-herë interpretohet si ligj i mirë dhe herë-herë i keq, herë-herë në përputhje dhe herë-herë në kundërshtim me moralin shoqëror. Mos vallë qëndron problemi te mendësia e një drejtuesi, i cili nga njëra anë kritikon strukturat drejtuese eprore se po i cenojnë autonominë e institucionit nëpërmjet akteve ligjore dhe nënligjore që nxjerr dikasteri epror duke prodhuar administrim të centralizuar, dhe nga ana tjetër ka raste kur po vetë ky apo ai drejtues vepron në shumë raste me po të njëjtën metodë, nuk ju delegon kompetenca (të llojit fitimprurës) strukturave në varësi të tij, bën administrim të centralizuar pa bërë ndonjë “luftë me ligjin”, por përkundrazi pajtohet më së tepërti me të.
Ja pra që nuk po kuptohet aq qartë që është aq i keq ligji apo ka ekzekutorë të këqij.
P.sh., në rastin e Arsimit të Lartë nëse shqetësimi për autonomi financiare do të ishte real, atëherë duhej që të kishim dëgjuar të artikuluar nga ndonjë drejtues universiteti apo zëdhënës të tij shqetësimin që menaxhimi i të ardhurave të zbresë deri në njësitë bazë që janë departamentet, pra te përfituesi direkt që janë studentët bashkë me pedagogët duke mos u përqendruar vetëm tek problemi se cila strukturë do të ketë monopolin e tenderimeve, apo p.sh. të jetë artikuluar ndonjë shqetësim nga drejtues të universitetit që punësimi i pedagogëve të bëhet vetë nga secili fakultetet si institucioni me marrëdhënie direkte me pedagogun dhe i takon të jetë vendimmarrës për pedagogët e tij me të cilët do të ndërtojë punën nëpër auditorë etj. Nëse do të kuptonim me autonomi shqetësimin e vetëm që monopoli i tenderimeve thjesht të kalojë ekskluziviteti nga ministritë tek universiteti pa specifikuar rolet reale vendimmarrëse të fakulteteve dhe departamenteve nëpërmjet specifikimit të kompetencave bashkëvepruese dhe vendimmarrëse në administrim, atëherë kjo nuk duket si luftë reale për autonomi të plotë financiare, por për të ndërtuar një formë tjetër të re të administrimit të centralizuar.
Që të ketë një menaxhim efikas institucional në universitet, vetë drejtuesi duhet të jetë i çliruar nga ndërtimi i strukturave dhe stafeve me bazë konjukturash politike, lidhjesh nepotike hierarkike ndërmjet strukturave në drejtim, dhe këto lidhje sjellin si pasojë edhe ndërtimin e rrjete tenderimesh brenda dhe jashtë institucionit, edhe konkurrime false etj., etj. Do të ishte fatkeqësi nëse nuk do t’i mbetej gjë tjetër qytetarit dhe aq më keq akademikëve, veçse ngushëllimi me këshillat e filozofit Artur Shopenhauer, që kënaqësinë perceptoje si një përballim të dhimbjeve dhe mundimit për të provuar dhimbje sa më të vogla, dhe se i lumtur nuk është ai që rend pas kënaqësive, por ai që arrin të mposhtë dhimbjet.
Drejtuesi nuk duhet të harxhojë kohë me menaxhim konjukturash apo thashethemesh, por të merret me menaxhim të dobishëm të resurseve akademike, burimeve frytdhënëse.
Drejtuesi duhet të zgjedhë në filozofinë e tij të drejtimit jo një model autoritarist, apo shumë liberal, apo konservator, vetëm e vetëm që të ketë përfitime personale në kurriz të institucionit publik, qofshin këto përfitime të formave materiale, politike etj., por duhet të implementojë formë tjetër drejtimi, modelin demokratik, alternativ, përfshirjen e specialistëve dhe akademikeve me kontribute dhe përvojë në vendimmarrje, të respektojë barazinë dhe të nxisë motivimin, si dhe stimulimin për të arritur rezultate të krahasueshme me standardet. Cilësia e lartë e drejtuesit të talentuar është jo vetëm të kuptojë nevojat e mbështetësve të mundshëm, por rrugën në të cilën këto nevoja mund të aktivizohen dhe kanalizohen. Rusoi provoi të gjente një model autoriteti, i cili nuk do të prodhonte efekte të cilat ai i emërtoi si servilizëm ose revoltë, por që sot përsëri është aktual shtrimi i këtij problemi të madh; si të arrihet evitimi i efekteve perverse, sinjale që sipas Rusoit prodhojnë ose revoltë ose nënshtrim? Institucioni i Arsimit duhet të edukojë te brezi i ri një mendim të lirë krijues dhe kritik, pasi do të ishte fatale nëse ne vetë edukojmë një brez të tërë të ri me politika servilizmi si të vetmen mënyrë për të bërë karrierë, dhe jo mbi bazë vlerash dhe meritash. Në emër të cilit moral mund të edukojmë ne të rinjtë kur ata vetë shohin se interesat e çastit pragmatikë mbytin moralin dhe integritetin shoqëror?
Universiteti publik ka mjaft kapacitete akademike si edhe resurse të mëdha financiare, që me një menaxhim të mirë nuk do të mund të bëhej fjalë për konkurrim nga asnjë universitet jo publik. Por gjithë filozofia e suksesit të drejtimit është jo vetëm pasja e resurseve të mjaftueshme akademike dhe financiare, por edhe aftësia për t’i mirëmenaxhuar me efikasitet këto burime. Mosefikasiteti në menaxhim dhe drejtim të resurseve akademike dhe financiare universitare, mungesa e infrastrukturës si elementi i ndërtimit të një institucioni publik, domosdoshmërisht çon në ulje të cilësisë së diplomave. Dhe natyrshëm lind pyetja se si mund të pretendohet që të prodhohen diploma apo diplomantë cilësorë kur nuk ka godina për mësim, mjete didaktike bashkëkohore, biblioteka, zyra jo kolektive për pedagogët etj., etj? Këtu nuk është problem mungesa e resurseve financiare, pasi universiteti publik i Tiranës ka një buxhet kolosal dhe janë hapësirat ligjore për t’i shpërblyer më mirë pedagogët në punën e tyre, duke konkurruar kështu shpërblimin që iu bëjnë universitetet private. Ku është pengesa, pse nuk veprohet? Ngarkesa e punës së pedagogut është rritur, por kjo nuk shkon në përpjesëtim të drejtë me shpërblimin financiar të tyre.
Eshtë për t’u përshëndetur dhe mbështetur angazhimi i ministrit aktual të Arsimit për decentralizimin e përdorimit efikas të buxhetit deri në nivelin e përfituesve direktë si edhe për shfrytëzimin të tyre edhe për nevojat e zhvillimeve trajnuese profesionale.
Problemi i zhvillimit sasior të diplomave është njëra anë e problemit, por filtrimin do ta bëjë tregu i punës, sidomos me integrimin në BE, ku individi do të selektohet mbi bazën e asaj që ka nxënë, dhe asaj çfarë mund të bëjë duke u nisur nga kartoni i diplomës që posedon. Krahasimi bëhet mbi bazë cilësish individuale që mbart çdo i diplomuar dhe mbi një hierarki meritash me bazë dijen dhe vlerash që i ka kultivuar gjatë edukimit të tij arsimor. Nëse realisht drejtuesi i zgjedhur i institucionit publik është i shqetësuar për mungesën e autonomisë së institucionit që drejton, ai duhet të gjejë dhe vë në lëvizje mekanizmat dhe instrumentet juridike, financiare, shoqërorë dhe të luftojë fort për ta fituar autonominë e munguar. Në një institucion të pavarur që drejton nuk duhet të rendet pas varësive politike të kujtdo krahu qoftë, por minimalisht vetë drejtuesi në nivele akademike duhet të jetë i pavarur nga përkatësia politike, klanore, nepotike. Nëse realisht bëjmë një krahasim real në lidhje me menaxhimin e burimeve në institucionet publike dhe jopublike, mjafton të shohësh se si menaxhohen të ardhurat; nëse universitetet private përpiqen t’i investojnë në të mirë të institucionit të ardhurat që grumbullojnë, në universitetin publik vazhdojnë pengesa dhe burokracira pa fund për të pretenduar përdorimin me efiçensë të të ardhurave, si edhe për të shpërblyer, stimuluar ose motivuar atë staf akademik aktiv që punon administrativisht përveç orëve të mësimdhënies, në mbështetje të institucionit.
Këtu nuk është thjesht dhe vetëm të drejtojmë sytë nga qielli, duke u ankuar që nuk kemi autonomi ose po na rrëmbejnë pavarësinë, por është problem humbje ekuilibrash në menaxhim dhe drejtim, sidomos në ato raste kur drejtuesi i institucionit vetë nuk e gëzon lirinë e tij, por është i mpleksur në konjuktura politike, klanore etj.
Nëse bëjmë krahasim me universitetet private, në fakt këto nuk duket se i kanë këto probleme, sepse menaxherët e këtyre universiteteve nuk mund të bëjnë ndere të tilla në kurriz të cilësisë dhe biznesit të tyre që të punësojnë stafe pa përmbushur kriteret e domosdoshme akademike, apo nuk mund të tregohen aq bujarë me lënesha të politikës apo politikanë të dështuar që nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kontribut në sferën akademike, veçse janë shquar për organizime tryezash politike, apo duke bërë suflerin, ose më mirë të themi zëdhënësin informal të titullarit kapardisur nëpër media, mbushur me servilizma, si mënyra dhe kontributi i vetëm për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Thomas Fuller ka thënë që lëvdatat i bëjnë njerëzit e mirë më të mirë, dhe të këqijtë më të këqij. Drejtues të tillë institucionesh të kompleksuar nga politika tregohen kaq bujarë nën siglën e institucioneve publike dhe kjo kategori vazhdohet të mbështetet duke i vënë në tabelë të nderit për militantizëm dhe servilizëm të shquar, pa kaluar në pazare të rëndomta me etiketime të tilla; ky është i imi që e kam punësuar, ky i atij që ka qenë më parë e të tjera e të tjera, duke krijuar kështu diferencime dhe diskriminime në stafet administrative. Hierarkia e vlerave akademike dhe kontributeve akademike në shërbim të institucioneve kalon në plan të dytë si referencë përballë kontributeve politike, qoftë edhe të dështuara dhe të dalë boje. Dhe marrja nën kujdestari nga drejtuesi vazhdon deri në marrjen e gradave dhe titujve duke kapërcyer afate ligjore, kohore, mjafton që misioni politik të konsiderohet i përmbushur. Sigurisht universitetet private nuk mund të jenë bujarë në kurriz të cilësisë së universitetit që menaxhojnë, pasi nuk kanë nevojë të shtiren me konkurrime formale false për të punësuar familjarë të tyre, sekserë të tyre me baza konjukturash politike, të deformojnë kualifikimet e të punësuarve duke i zbukuruar ato apo duke ua shtuar artificialisht nivelet e kualifikimeve, certifikatave, dëshmive pasi ka detyrime ndaj fisit, si dajës, gruas së dajës etj.
Të mos pranosh apo të neglizhosh konkurrencën në parim është një gabim i madh logjik. Çdo qenie njerëzore e pajisur me nivel arsyetimi ndjehet e konkurruar dhe për rrjedhojë çdo institucion meqë përbëhet nga burimet njerëzore është i konkurruar. Përndryshe është megalomani të thuash që nuk ka konkurrencë reale mes institucioneve publike dhe jo publike. Nuk ka të fortë absolutë dhe të dobët absolutë dhe nëse lexon pakëz filozofi e di që çdo gjë në këtë botë është në ndryshim të vazhdueshëm, subjektive, relative. Nëse keqmenaxhimi apo menaxhimi i institucioneve publike do të justifikohej me problemet që kanë udhëzimet e ministrit të Arsimit, VKM apo akte të tjera ligjore, atëherë me ekzekutimin e tyre çfarë ndodh? A janë këta drejtues të institucioneve që përcjellin urdhra për zbatim të detyrueshëm fakulteteve, departamenteve çdo VKM, udhëzim të MASH, apo akt tjetër nënligjor etj? Pse vetë këto struktura drejtuese nuk bëjnë rezistencën e tyre ndaj këtyre udhëzimeve “kaq të këqija” nxjerrë nga eprorët e tyre, por përkundrazi vetë nga ana e tyre turren t’ua siglojnë vartësve të tyre me shënimet “për zbatim të menjëhershëm”. Apo secili të jetë në rregull meë punën e tij dhe gështenjat t’i nxjerrim me duart e të tjerëve, që në këto raste gjahu më i mirë janë masat që duhet të flasin, ndërsa drejtuesit të ulen në kolltukun e zyrës dhe të shpenzojnë kohën me vjelje thashethemesh për individët. Ky nuk mund të jetë menaxhim institucioni. Ky mund të jetë vetëm menaxhim konjukturash.
Në fakt cilësia nuk është thjesht një mbledhje matematike e thjeshtë numrash që të përbëjnë 28 pedagogë të brendshëm se mund t’i kesh aq pedagogë, por është e rëndësishme sesi janë rekrutuar në punë këta mbi kritere akademike apo jo, cila është eksperienca e pedagogëve, a janë ato me diploma të njohura nga MASH, si institucioni i vetëm që bën konvertimin e diplomave dhe certifikatave në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë etj. Janë për t’u përshëndetur ato universitete private që motivojnë pedagogët e tyre si moralisht edhe financiarisht si dhe iniciativa e krijimit nga Universiteti Europian i Tiranës e një forumi pedagogësh të rinj për të bërë komente dhe diskutime rreth problemeve të Arsimit të Lartë, pa servilizma ndaj punëdhënësit të tyre dhe pa demagogjira mediatike, por mbështetur në gjykime racionale.
Në fund të fundit ajo ç’ka e ndan njeriun nga kafsha dhe sendet është pikërisht se kafshët u binden instinkteve, sendet komandave që u jep njeriu, ndërsa njeriu është e vetmja qenie e gjallë e pasur me arsye, ndërgjegje, aftësi për mendim krijues dhe kritik.
*Lektore e Shkencave Sociale