E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Falsifikim me truallin në qendër të Tiranës

 

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka shpjeguar para Parlamentit debatin për truallin në qendër të Tiranës. “Ish-KKKP-ja në Bashkinë e Tiranës ka kërkuar që trualli të jepej për të kompensuar një subjekt të interesuar për një pronë tjetër publike të përdorur si ndërtim. Nisur nga fakti që Ministria e Ekonomisë kishte informacione dhe indice se prona nuk ndodhet pikërisht atje ku pretendonte, u ngrit një grup pune për të verifikuar kufijtë e saj”, tha Nishani. Sipas ministrit, në përfundim të hetimit doli se subjekti kishte manipuluar tërësisht kufijtë dhe ato nuk ndodheshin atje ku ish-KKP-ja e Bashkisë së Tiranës kishte ndërmarrë vendimin. “Pikërisht mbi këtë bazë, për këtë falsifikim dhe manipulim të kufijve të truallit mbi të cilin kërkohej të merrej trualli shtetëror, Ministria e Drejtësisë iu drejtua që të hiqte vendimin e mëparshëm, pasi ishte i falsifikuar, pasi kërkonte të merrte si kompensim një truall tjetër”, tha Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›