Pack: Beogradi, më përgjegjës për gjendjen

Bruksel,15 janar, NOA - Për problemet në
Kosovë më përgjegjës është Beogradi, i cili nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por
po ia rëndon gjendjen. Një deklaratë të tillë e ka bërë eurodeputetja gjermane,
Doris Pack për gazetën "Danas" të Beogradit.
"Serbia duhet ta kuptojë se duhet
patjetër të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht se cili shtet është apo jo
prezent në Kosovë. Duhet bërë çmos që kriza në Kosovë të tejkalohet, sepse atje
jetojnë edhe serbët, kështu që Beogradi duhet të mendojë edhe për përmirësimin
e pozitës së tyre", mësohet të jetë shprehur ajo.
Më tej, ajo për gjendjen e keqe në Kosovë ka
akuzuar Beogradin zyrtar, duke thënë se nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po
mbështet disa elementë në veri të Kosovës.
n.e/NOA