E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmat pushtojnë Haitin, gjendja pas tërmetit vazhdon të jetë katastrofale

Porto Prince, 15 janar, NOA Avionët e
ndihmave kanë tejmbushur aeroportin kryesor të Haitit me dërgesat e para nga
vendet e botës për vendin që u godit para dy ditësh nga një tërmet fatal.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon
tha se nevojat imediate të haitianëve janë furnizimet me ilaçe, ushqime, ujë,
tenda si dhe pajisje të kërkimit, e pikërisht të tilla kanë nisur të dërgohen drejt
këtij vendi.

Ndërkaq, edhe gati dy ditë pas tërmetit
shkatërrimtar në Haiti gjendja është kaotike dhe e gjithë përmasa e katastrofës
është akoma e paqartë.

Ndërsa vlerësimet e para flasin për gati 100
mijë viktima, rrugëve të Haitit numërohen ende dhjetëra kufoma.

Për të plagosurit e panumërt nuk ka ndihmë
mjekësore, ndërsa uji i pijshëm dhe ushqimet janë të pakta. Meqenëse mungojnë
makineritë e duhura, kërkimi i të mbuluarve nga rrënojat ecën shumë ngadalë.

Sipas Kryqit të Kuq, tri milionë vetë kanë
nevojë për ndihmë urgjente.

Në garë me kohën ndihmësit përpiqen të arrijnë
në zonën e tërmetit përmes Republikës Dominikane fqinje.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›