E Diel, 1 Nëntor 2026

Zana XhekaSi shkela ne terr mbi femijete mi

DURRES-U rrita jetime. U martova 15 vjec se do merrembenin njerezit e burrit. Ai 64257lloi te me rrihte.Pasi linda djalin e pare ika nga shtepia. Por nena e motrat me kthyen te burri... keshtui nis rrefimin e gjate per te perditshmen Gazeta Shqiptare Zana Xheka nena e 4 femijeve qe humben jeten tragjikisht pas tymit qe shkaktoi nje qiri qe dogji televizorin.
Zana Xheka ndodhet ne katin e dyte te njendertese ne nje dhome ngjitur me lokalin ku punonte. E zverdhur ne fytyre e me duart qe i dridhen ngrihet nga divani ku eshte shtrire dhe na veshtron me sy gjysme te perenduar. Ajo nuk gjen ngushellim ndersa thote se jeta e saj ka mbaruar qe kur varrosi kater femijet me i madhi 13 vjec dhe me e vogla 6 vjece.

Ne rrefimin plot vuajtje nena tregon se darkae fundit per femijet ishin dy buke dhe tre tasa kos. Kjo ka qene darka e fundit per Robertin Vilsonin si dhe dy motrat e tyre me te vogla Kasandren dhe Nertilen perkatesisht 9 dhe 6 vjece. Ne fakt ne dhomezen-shtepi nuk kishin asgje tjeter. Ndersa po binte mbremja Roberti i ka thene te emes se kishin vetem 2 mije leke. Teksa Zana Xheka eshte nisur per ne pune te miturit jane mbyllur ne dhome e pasi kane ngrene darke jane shtrire per te fjetur gjume. Vetem disa ore me pas 30-vjecarja Zana Xheka eshte bere deshmitare e nje skene horrori.
Ate qe pashe ne ato caste do tia tregoj nates se varrit. Sapo hyra ne dhome ne mes territ shoh vajzen e vogel mbledhur kruspull. Vura re se i ndriste njeri dhemb pasi e tera ishte mbuluar nga bloza. U sula drejt saj por ndjeva se shkela dicka. Ishte kemba e njerit prej djemve qe ishte shtrire pa jete mbi cimento. Prane tij vajza dhe djali i tjeter. O Zot Shkela mbi ta une nena e tyre thote Zana Xheka ne intervisten dhene perGazeta Shqiptare.
Nderkohe ajo pohon se ka luftuar per femijet e saj deri sa i humbi pergjithmone.

Instinkti i nenes e ngre ne kembe i jep fuqi e rebelon. Femijet e vdekur mi moren duarsh pabesisht. Nuk mund ti le serish jetime edhe ne varr. Ne Tapize te Krujes ata nuk kane askend ndaj do ti marr e ti sjell ketu- thote Xheka e cila shpreson se problemin e varrimit te femijeve ta zgjidh ne rruge ligjore. Ne te kundert ajo deklaron se do te shkele mbi ligjin. Nese gjykata nuk do me jape te drejte atehere do shkoj vete ne Tapize e do i zhvarros edhe me thonj femijet e mi - shprehet Zana Xheka.

Disa dite me pare ne Tapize te Krujes qindra persona percollen per ne banesen e fundit kater te vegjlit e familjes Xheka. Me 11 Nentor Robert e Vilson Xheka 13 dhe 9 vjec Kasandra e Nertila Xheka 9 dhe 6 vjec u asfiksuan nga nje vater zjarri e krijuar ne shtepi. Nga mungesa e energjise femijet harruan ndezur nje qiri qe shkaktoi edhe zjarrin ne banese. Ka qene nena e tyre Zana Xheka qe i gjeti te asfiksuar ne oret e para te mengjesit teksa kthehej nga puna.

Ne nje interviste per Gazeta Shqiptare pas tragjedise babai i femijeve Besim Xheka rrefeu se ka qeen nena ajo qe e largoi nga femijet e tij dhe se e kercenonte me polici kthimin ne vatren familjare.

d.b/BalkanWeb

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›